E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bien bursat- efekti i recetes Merkel- Sarkozi

Janë  zgjuar në rënie bursat europiane një ditë pas propozimit franko- gjerman. Një situiatë kjo e paralajmëruar edhe nga analistët ndërsa edhe një herë krerët e boshtit që themeloi unionin tentojnë të përballen me vështirësitë e eurozonës. Një qeveri ekonomike e eurozonës me një president në detyrë për 2 vjet e gjysmë, barazim bilanci brenda vitit që vjen, por asnjë lloj eurobondi apo taksim të transanksioneve financiare për momentin.

Kjo ka qenë receta e dhënë nga Merkel e Sarkozy në takimin dypalësh të mbajtur në Paris. Sipas kancelares gjermane nuk do të vonojnë as rezulatet e  pritshme, çka do të thotë qetësimi i tregjeve. Po pavarësisht optimizmit të shprehur analistë në zë të Europës theksojnë se masa të tilla nuk shkojnë aspak në drejtimin që duhet pasi sipas tyre më tepër se borxhet që rëndojnë buxhetet, problem i eurozonës janë politikat monetare të ndryshme.

Por komisioni i BE-së ka përshëndetur konceptin gjermano-francez për stabilizimin e Eurozonës. Propozimet e paraqitura nga kancelarja Angela Merkel dhe presidenti Nicolas Sarkozy ditën e martë në Paris për një menaxhim më të mirë krizës janë një hap para dhe një kontribut politik i rëndësishëm i të dyja vendeve më të mëdha të Eurozonës, deklaruan Presidenti i Komisionit të BE-së José Manuel Barroso dhe Komisioneri për Fianancat Olli Rehn.

Megjithatë mëngjesin e sotëm indeksi i Frankfurtit “Dax” ra me 1.7%, ndërsa treguesit “Cac 40” në Paris dhe “FTSA” e Londrës humbën rreth 1%. Premtimi  për një taksë transaksionesh  goditi gjithashtu aksionet e bankave Deutsche Bank, BNP Paribas dhe  Barclays që ranë me rreth 3%.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›