E Shtunë, 31 Tetor 2026

Xhamia e re, rrëzohet projekti i Ramës

Projekti për xhaminë e re të Tiranës, i ish-kreut të bashkisë, Edi Rama, duket se do të ketë të njëjtin fat me atë të sheshit “Skënderbej”. Megjithëse Rama la gati projektin e përzgjedhur me konkurs ndërkombëtar për ndërtimin e xhamisë së re pas Pallatit të Kulturës, kreu aktual i bashkisë, Lulzim Basha, ka bërë të ditur se do të ndryshojë jo vetëm projektin, por edhe vendin ku do të ngrihet xhamia. “Do i referohemi çdo pune që është bërë deri tani, por pa dyshim do të shikojmë pikë së pari që projekti të mos cenojë parametrat urbanë të qytetit të Tiranës apo probleme të tjera. Së dyti, që të gjithë qytetarët e Tiranës të gjejnë përfaqësim në vendimmarrje, besimtarë apo jo, anëtarë të komunitetit të besimit islam apo jo, dhe së treti, që zgjidhja të jetë afatgjatë, e qëndrueshme dhe t’i japë qytetit të Tiranës jo vetëm infrastrukturën për t’i shërbyer besimtarëve, por edhe monumente të nivelit bashkëkohor”.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›