Ish-ushtarakët, Gjykata Kushtetuese vendos të shqyrtojë ligjin e ri të pensioneve
Kreu i Shoqatës, Mehdi Pogaçe shpjegon argumentet me të cilat do t’i drejtohet Gjykatës. Kushtetuesja i vë afat ushtarakëve datën 8 tetor për pikat kundërshtuese ndaj ligjit
Gjykata Kushtetuese pranon të shqyrtojë ligjin e shumë debatueshëm për pensionet e ish-ushtarakëve. Ky lajm i shumëpritur për mijëra ushtarakë në rezervë dhe lirim, konfirmohet zyrtarisht nga kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë, Mehdi Pogaçe. Në një prononcim për gazetën “Albania”, Pogaçe bën të ditur se Gjykata Kushtetuese do të shqyrtojë së shpejti ankesën e depozituar nga kjo shoqatë për të pezulluar ligjin për trajtimin financiar të kësaj kategorie. “Gjykata Kushtetuese ka pranuar ta shqyrtojë kërkesën me të cilën ne i jemi drejtuar asaj para pak kohësh për ligjin e miratuar nga qeveria për pensionet e ish-ushtarakëve. Ky është një lajm shumë i mirë për të gjithë ish-ushtarakët dhe një shenjë pozitive për zgjidhjen e këtij problemi. Ne kemi besim te profesionalizmi i këtij institucioni dhe shpresojmë që zgjidhja e çështjes së pensioneve të marrë rrugën e duhur”,- sqaron kreu i ish-ushtarakëve.
Shqyrtimi
Para se Gjykata Kushtetuese të vendos datën e shqyrtimit të ligjit për trajtimin financiar të ish-ushtarakëve, ka kërkuar nga drejtuesit e këtyre të fundit, që të paraqesin argumentet kryesore kundërshtuese për ligjin e miratuar. Mehdi Pogaçe bën të ditur se afati i vendosur nga Kushtetuesja për depozitimin e këtyre argumenteve është brenda datës 8 tetor. “Gjykata na ka kërkuar që ne t’i paraqesim asaj brenda datës 8 tetor kundërshtitë që ne kemi për ligjin. Ne këto argumente i kemi paraqitur njëherë, kur iu drejtuam këtij institucione për bllokimin e ligjit dhe duke qenë se i kemi të përgatitura pikat kundërshtuese, thjesht do bëjmë një rishikim të tyre dhe shumë shpjet do ta dorëzojmë shkresën e kërkuar nga Kushtetuesja në duart e ekspertëve të këtij institucioni”,- shpjegon më tej kreu i Shoqatës së Ushtarakëve në Lirim dhe Rezervë. Gjithashtu, Pogaçe sqaron se pas dërgimit të pikave kundërshtuese për ligjin në Kushtetuese, kjo e fundit do të caktojë edhe datën në të cilën do të bëhet shqyrtimi i ligjit, i cili do të bëhet në një seancë plenare, ku përveç përfaqësuesve të Gjykatës, do të jenë të pranishëm edhe ata të ish-ushtarakëve.
Pikat
Tashmë dihen edhe pikat kryesore që ish-ushtarakët kundërshtojnë në ligjin e ri për trajtimin e tyre financiar. Në listën e argumenteve më të fortë kundërshtues për këtë ligj, që drejtuesit e Shoqatës së Ushtarakëve do t’i paraqesin Gjykatës Kushtetuese janë përfshirë disa pika kryesore që kanë të bëjnë me përplasjet që sjell ligji i miratuar me disa dokumente të tjerë po ligjor. Mehdi Pogaçe shpjegon se cilat janë konkretisht këto pika. “Së pari, ligji bie në kundërshtim me të drejtat ndërkombëtare të të drejtave të njeriut, me Kushtetutën e vendit tonë, me statusin e ushtarakut, si dhe me vendimin e mëparshëm të marrë po nga Gjykata Kushtetuese për ushtarakët në vitin 2007. Këto besoj se janë argumente më se të mjaftueshme për të kundërshtuar ligjin e pensioneve tona”,- përfundon numri një i ushtarakëve.
Ligji
Ligji i ri për pensionet e ish-ushtarakëve u depozitua për ankimim në Gjykatën Kushtetuese në mesin e muajit qershor të këtij viti. Duke qenë se ligji i miratuar nga qeveria nuk plotësonte as kërkesat më thelbësore të kësaj kategorie, ish-ushtarakët vendosën të mos i tërhiqnin pensionet e reja deri në nxjerrjen e një vendimi tjetër nga organet gjyqësore. Sipas ish-ushtarakëve, ligji i ri për trajtimin e tyre financiar që miratoi qeveria në mbyllje të mandatit të saj, përmban shumë probleme dhe diskriminime. Kjo bëri që në radhët e tyre të shtoheshin së tepërmi pakënaqësitë për këtë ligj, derisa ata morën vendimin për të nisur një tjetër betejë ligjore me qeverinë, që kishte të bënte me kontestimin e projektligjit të ri për pensionet. Ashtu siç kishin paralajmëruar, se nëse ligji i ri nuk do të përmbushte kërkesat e tyre kryesore për trajtimin me pensione, ish-ushtarakët me taktikën profesionale që i karakterizon vendosën të përdornin të njëjtën praktikë që ndërmorën edhe në vitin 2007, për pensionet e tyre, duke iu drejtuar sërish Gjykatës Kushtetuese, për të bërë drejtësi me këtë ligj.
Pikat që ish-ushtarakët kundërshtojnë në ligjin e ri
Pikat që ish-ushtarakët kundërshtojnë në ligj janë të shumta, kjo jo vetëm sepse ligji i ri shkel vendimin e formës së prerë që është dhënë dy vjet më parë nga Gjykata Kushtetuese, por sjell dhe eliminimin e gradave, duke vendosur shenjën e barazisë ndërmjet shumë grupeve. Shkeljet në përmbajtje të këtij ligji, sipas Shoqatës, konsistojnë në ndryshimin e skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Konkretisht, për këto shkelje Mehdi Pogaçe ka sqaruar: “Duke parë nenet që bëjnë pjesë në këtë projekt të ri themi me plot bindjen se është drafti më i keq i hartuar ndonjëherë. Shkak për këtë bëhet ndryshimi i skemës së pensioneve të parakohshme dhe atyre suplementare të ushtarakëve. Për pensionet e parakohshme janë hequr gradat (të cilat nuk do të merren parasysh për rillogaritje), ndërsa për pensionet suplementare të pleqërisë është vendosur të merret parasysh 1 për qind e pagës për vjetërsinë. Kjo gjë ndikon në uljen e masës së pensionit për këto kategori. Fatkeqësisht ky ligj prek edhe ata që janë në detyrë tani, pasi sjell uljen e masës së pensionit, çka ndikon në demotivimin e tyre”. Sipas të dhënave të zyrtare, rreth 9985 persona do të përfitojnë aktualisht nga zbatimi i këtij ligji nëse do të hyjë në fuqi ashtu siç është deklaruar. Nga detajimet e bëra rezulton se nga numri total i përfituesve, 9602 janë ushtarakë dhe 382 janë ish-policë. Ndërsa buxheti që do të shpenzojë qeveria për sigurimin e kësaj shtrese mendohet të arrijë në rreth 840 milionë lekë në vit. Sipas ndryshimeve të bëra në ligjin e ri për pensionet, drejtuesit e Shoqatës pohojnë se ka ndryshuar skema e pensioneve suplementare të pleqërisë. Nëse në ligjet e aprovuara më parë ka pasur një skemë vjetërsie të përcaktuar që me 15 vjet shërbim merrje 40 për qind të pagës, ligji i miratuar së fundi e ka përcaktuar se çdo vit do të jepet vetëm një për qind. Kështu, nëse një ish-ushtarak ka rreth 20 vjet do të trajtohet me 20 për qind të pagës, por jo më shumë se 50 për qind. Kjo për ish-ushtarakët është shumë cenuese, pasi përsërit në thelb të njëjtën gjë të rrëzuar edhe nga organet gjyqësore më parë.
Vendimi i Kushtetueses për ish-ushtarakët në vitin 2007
Vendimi i vitit 2007 i marrë nga Gjykata Kushtetuese për pensionet i ndan në dy kategori ushtarakët e shërbimit aktiv të përhershëm për efekt të përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi: në ushtarakë që kanë dalë në pension deri më 29.4.2004 (data e hyrjes në fuqi e Ligjit Nr.2910, datë 23.3.2004, “Për statusin e ushtarakut të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë”) dhe në ushtarakë që kanë dalë në pension pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji. Për të dyja këto kategori, ligji i ndryshuar, ashtu edhe ai i mëparshëm, u njeh të gjithë ushtarakëve të drejtën e përfitimit të pensionit të parakohshëm për vjetërsi shërbimi në masën 50 për qind të pagës referuese, duke shtuar 2 për qind të kësaj page për çdo vit vjetërsie në shërbim mbi vjetërsinë prej 15 vjet për meshkujt e 12 vjet për femrat. Por, përsa i përket maksimumit të kësaj pagese, ligji i ri bën ndryshime esenciale në raport me Ligjin Nr.9418, datë 20.5.2005. Ndërsa me ligjin e mëparshëm pagesa e pensionit shkonte deri në katërfishin e pensionit bazë në shkallë vendi, me ligjin e ri ulet pagesa e pensionit të parakohshëm për ushtarakët e dalë në pension deri në datën e hyrjes në fuqi të ligjit për statusin. Për këta ushtarakë, kjo pagesë shkon deri në masën e pensionit maksimal në shkallë vendi, e barabartë me dyfishin e pensionit bazë. Përsa u përket ushtarakëve të dalë në pension të parakohshëm pas hyrjes në fuqi të ligjit për statusin, maksimumi i pagesës jepet i diferencuar sipas gradës dhe shumë më i favorshëm nga ajo që u jepet ushtarakëve që kanë dalë në pension para ligjit për statusin. Sipas ligjit, periudha 1.10.1993-31.12.1998 u njihet ushtarakëve si periudhë sigurimi për efekt të pensionit të pleqërisë kur ata plotësojnë kushtet për këtë pension, duke i ndarë në dy kategori: në ushtarakë që kanë përfituar pension të parakohshëm ngaqë e kishin vjetërsinë si ushtarakë, të cilëve do t’u derdhet kontribut për aq vite sa u nevojiten për efekt të përfitimit të pensionit të plotë të pleqërisë dhe në ushtarakë që nuk kanë përfituar pension të parakohshëm ngaqë nuk e kishin vjetërsinë si ushtarakë, të cilëve kontributi në sigurimet shoqërore nuk u derdhet për gjithë periudhën 1993-1998, por vetëm për dy vjet për burrat dhe tre vjet për gratë.
2 Tetor 2009