Kujt ti zëmë besë për rritjen ekonomike: Qeverise, 5%, apo FMN-së, 07%?!
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikon raportin për perspektivën e zhvillimit global. Shqipëria dhe Polonia kanë tregues më pozitivë se shumë prej vendeve të Europës
Albert Gjoka
Vetëm pak ditë pasi ministri i Financave deklaroi para deputetëve dhe publikut të gjerë që rritja ekonomike në Shqipëri është më e madhja në të gjitha kontinentet, Fondi Monetar Ndërkombëtar nxori të dhënat për 183 ekonomitë e gjithë botës dhe shifrën e qeverisë shqiptare e pjesëtoi me 6. Në raportin e publikuar dje, institucioni më i specializuar në monitorimin e zhvillimeve ekonomike globale thotë se rritja ekonomike gjatë 2009-s do të jetë 0.7 për qind. Kjo shifër është shumë larg nga ajo që tha zoti Ridvan Bode në Kuvend, duke parashikuar një rritje të GDP-së me 5%. Brenda vitit 2009, Fondi Monetar ka nxjerrë dy raporte për perspektivën e zhvillimit të 183 ekonomive në të gjithë botën. Kjo është bërë për shkak të presioneve të mëdha që ka ushtruar kriza financiare botërore te sistemet ekonomike të të gjitha vendeve, përfshirë edhe atë të Shqipërisë.
Raporti
Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi dje raportin e përvitshëm në prag të Samitit të vjeshtës, ku publikoi të statistikat e zhvillimit ekonomik të 183 vendeve të botës. Mes tyre ishte edhe Shqipëria. Për herë të parë të dhënat janë përpiluar për të parashikuar edhe zhvillimet për 6 vitet e ardhshme. Në ndryshim nga statistikat që ofron zyrtarisht qeveria shqiptare dhe INSTAT-i, Fondi thotë se rritja ekonomike përgjatë këtij viti në vendin tonë do të jetë 0.7 për qind. Një ritëm i tillë kaq i ulët u detyrohet presioneve që ka ushtruar kriza botërore mbi ekonominë shqiptare. Ndërkaq, inflacioni do të jetë në masën 1.63 për qind. Në raport jepen edhe treguesit e deficitit buxhetor, deficitit fiskal dhe atij tregtar dhe një sërë treguesish të tjerë. Të dhënat flasin për një rritje drastike të deficitit tregtar gjatë kësaj periudhe, dhe kjo ka ardhur si rezultat i uljes së eksporteve, nivelit të ulët të konkurrencës së produkteve të prodhuara këtu, me destinacion tregjet e huaja. Sipas perspektivës së zhvillimit ekonomik, Shqipëria pritet të ketë një rritje 2.2 për qind në vitin 2010 dhe 6.3 për qind në vitin 2011. Parashikimet thonë se kjo do të jetë rritja më e lartë krahasuar edhe me vitin 2014.
Krahasim
Shqipëria ka një pozitë më të favorshme se shumë vende të tjera të Europës Lindore apo Qendrore. Sipas ekspertëve, një nga faktorët kryesorë që ekonomia shqiptare ka këtë ritëm është se ajo nuk është e integruar mirë në ekonomitë e tjera perëndimore dhe për shkak të masave dhe nivelit të ulët të produkteve financiare brenda tregut. Por, kjo lidhet edhe me shkaqe të tjera, si pozita e një tregu në zhvillim dhe rritja e investimeve buxhetore gjatë kësaj periudhe. Treguesit më të mirë të rritjes ekonomike i ka vetëm Polonia, e cila për vitin 2009 pritet të ketë një GDP në masën 1%. Në Europë, edhe Zvicra ka rritje pozitive gjatë vitit që kulmoi pasojat e krizës ekonomike botërore. (Për të parë treguesit e 11 vendeve të Europës Lindore dhe Qendrore, shih tabelën e të dhënave). Fondi Monetar Ndërkombëtar publikoi dje raportin, në prag të takimit të përvitshëm me Bankën Botërore. Samiti zhvillohet në Stamboll dhe në qendër të tij janë pasojat e krizës dhe rrugëzgjidhjet për të dalë prej saj.
GDP INFLACIONI
Vitet 1990-2014
1990 -10 -0.18
1991 -28 35.717
1992 -7.2 225.996
1993 -9.6 85.005
1994 -9.4 22.565
1995 -8.9 7.793
1996 -9.1 12.734
1997 -10.2 33.166
1998 -12.7 20.646
1999 -10.1 0.39
2000 - 7.3 0.039
2001 - 7 3.121
2002 - 4.23 5.218
2003 - 5.775 2.344
2004 - 5.71 2.869
2005 - 5.803 2.363
2006 - 5.485 2.371
2007 - 6.258 2.937
2008 - 6.768 3.359
2009 - 0.7 1.653
2010 - 2.2 2.016
2011 - 6.3 2.804
2012 - 6.2 2.895
2013 - 6.1 2.867
2014 - 6 3
RRITJA EKONOMIKE
Europa Qendrore dhe Lindore
Shqipëria 07
Bosnja -3.0
Bullgaria -6.5
Kroacia -5.2
Estonia -14
Hungaria -6.7
Latvia -18.0
Lituania -18.5
Maqedonia -2.5
Mali i Zi -4.0
Polonia 1.0
Rumania -8.5
Serbia -4.0
Turqia -6.5
FMN-ja për Europën Qendrore dhe Lindore: Rritje 1.8% për vitin 2010
STAMBOLL - Pas një rënieje rreth –5 për qind këtë vit, ekonomitë në zhvillim të Europës Qendrore dhe Lindore mund të njohin një rritje ekonomike në 2010-n, me një rritje mesatare të Prodhimit të tyre të Brendshëm Bruto (PIB) me 1,8 për qind. Statistika doli në raportin e djeshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). "Në Europën e ekonomive në zhvillim, pas një tkurrjeje të PIB-it real me -5,25 për qind në 2009-n, pritet një kthim i rritjes ekonomike në 2010-n", - tha FMN-ja në "Parashikimet ekonomike botërore", të botuara në Stamboll. Rritja në rajon pritet të jetë gjithsesi "më e ngadaltë se në rajonet e tjera me ekonomi në zhvillim, përderisa një numër i madh ekonomish do të vazhdojnë të përballen me probleme të mëdha përshtatjeje për shkak të një fluksi kapitalesh më të ngadaltë edhe për një farë kohe", - sipas FMN-së.
Fondi ka njoftuar se rimëkëmbja në rajon do të jetë e pabarabartë. Hungaria dhe tri vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, do të njohin më tepër një ngadalësim të krizës, sesa një rritje ekonomike. "Disa ekonomi në zhvillim në Europë, sidomos ato të vendeve baltike, do të vazhdojnë të tkurren në 2010-n, ndërsa importe të mëdha prodhimesh parashikohen gjetkë, veçanërisht në Poloni dhe Turqi". FMN-ja, që pret një rënie të Prodhimit të Brendshëm Bruto të Turqisë në -6,5 për qind këtë vit, parashikon që në 2010-n, së bashku me Sllovakinë, ajo do të jetë kampionia e rajonit me një rritje prej 3,7 përqindësh për secilin nga dy vendet. Polonia është anëtarja e vetme e BE-së që mund ta ruajë rritjen e Prodhimin e Brendshëm Bruto me 1 për qind në 2009-n dhe 2,2 për qind në 2010-n, sipas FMN-së.
Qeveria “përzë” Fondin nga Shqipëria
Qeveria shqiptare nuk ka pranuar të firmosë një marrëveshje të re me Fondin Monetar Ndërkombëtar, ndonëse ekspertët dhe opozita ishin për zgjatjen e mandatit të tij. Edhe në këto momente të vështira, kur ky institucion financiar po u vjen në ndihmë ekonomive të vendeve të varfra, kryeministri Berisha u dha fund raporteve disavjeçare që ka pasur Shqipëria. Së fundi, një delegacion i FMN-së zhvilloi një takim me drejtuesit e lartë të qeverisë në vendin tonë, ku në qendër të bisedimeve ishte kriza ekonomike, por kryeministri u tha prerë se marrëdhëniet do të jenë vetëm sipas Artikullit 4. Në takimin me zotërinjtë Adam Bennett dhe Gervin Bell, zoti Berisha është shprehur se programi i ri qeverisës për këtë 4-vjeçar është edhe më ambicioz se i pari dhe në qendër të tij qëndron ulja e deficitit deri në 50%, mbajtja e inflacionit me tavan deri në 3%, si dhe ruajtja e një ritmi të lartë rritjeje ekonomike.
“Duke përshkruar situatën ekonomike të Europës dhe vendeve fqinje, zoti Bennet u shpreh se FMN-ja mbetet e gatshme për asistencë dhe ndihmë për të gjitha ekonomitë që kanë nevojë për të. Sipas tyre, kryeministri Berisha shprehu falënderimin për kontributin e dhënë nga Fondi gjatë gjithë këtyre viteve dhe theksoi, ndër të tjera, se “qeveria shqiptare është e hapur të vazhdojë bashkëpunimin me FMN-në sipas Artikullit 4”.
FMN-ja i ka bërë ftesë edhe Shqipërisë, si shumë vendeve të tjera, për të ofruar ndihmë financiare në këtë periudhë. Ndërsa qeveria ka pasur luksin që të refuzojë kreditë me terma të butë, vende të tjera, si Serbia, Bullgaria, Rumania, apo edhe Maqedonia fqinje, kanë përfituar duke shpëtuar nga barra e rëndë e kredive tregtare.
2 Tetor 2009