E Shtunë, 31 Tetor 2026

Inspektorati i Punës padit në Gjykatë 23 biznese



Laureta Rryçi

Inspektorati i Punës padit në Gjykatën e Tiranës 23 biznese se nuk i plotësojnë kushtet e punës dhe nuk kanë zbatuar vendimet e inspektorëve. Burime pranë kësaj gjykate shpjeguan dje për gazetën “Albania” se 23 paditë civile kanë kaluar procedurën e shortit elektronik dhe kanë kaluar në zyrat e gjyqtarëve që do t’i shqyrtojnë ato. Proceset nuk do të zgjasin shumë për shkak se objekti i padisë është “Urdhër Ekzekutimi” dhe pas vendimit të gjykatës do të jetë Zyra e përmbarimit që do të merret me ekzekutimin e këtyre vendimeve. Bizneset që kanë marrë gjoba nga inspektorët e kryejnë aktivitetin e tyre në kryeqytet. Sipas burimeve nga Inspektorati i Punës këto biznese janë njoftuar më parë për detyrimet që kanë ndaj këtij institucioni por sërish janë treguar indiferent. Tani më do të jetë gjykata që do të vendosë që vendimet e këtij inspektorati të marrin formën e prerë dhe të bëhen të ekzekutueshme.
Paditë
Paditë e depozituara nga Inspektorati do të shqyrtohen nga gjyqtarët civilë ë Gjykatës së Tiranës. Sipas procedurës fillimisht ata do të njihen me kërkesën dhe provat e paraqitura në objekt padinë e Inspektoratit dhe më pas caktohet seanca e parë gjyqësore. Më pas vendimi i gjykatës kalon në Zyrën e Përmbarimit të Tiranës për t’u ekzekutuar. Do të jenë përmbaruesit që do t’i njoftojnë drejtuesit e këtyre bizneseve për detyrimet që u kanë Inspektoratit të Punës. Mësohet se inspektorët kanë marrë vendime ndaj këtyre bizneseve pas inspektimeve të befasishme që kanë bërë në ambientet ku zhvillonë aktivitetin e tyre.
Kontrolli
Inspektorati Shtetëror i Punës është institucioni i ngarkuar për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit të punës në të gjitha veprimtaritë ekonomike, shtetërore apo private, me përjashtim të atyre që përbëjnë sektorë të sigurisë kombëtare. Në një vend ku forca aktive për punë është rreth 1 373 mijë (sipas INSTAT-it) dhe të punësuar gjithsej në sektorin privat, bujqësor e jobujqësor dhe atë shtetëror është 1 188 mijë persona, rezulton se ISHP-ja duhet të ushtrojë kontroll në rreth 70 mijë aktivitete për të siguruar mbrojtjen e rreth 500 mijë punëmarrësve të sektorit privat dhe shtetëror. Prej më se 2 vitesh objektivi kryesor i ISHP-së është kontrolli i subjekteve ekonomike, në të cilat, për pasojë të proceseve teknologjike, paraqitet rrezik për ndodhjen e aksidenteve. Inspektorët e punës kontrollojnë në mënyrë unike të gjitha vendet e punës që kanë të bëjnë me marrëdhënien e punës, kushtet e punës, mbrojtjen në punë dhe ruajtjen e shëndetit të punëtorëve. Ata inspektojnë vendet e punës dhe veprojnë në ndalimin e të gjitha llojeve të diskriminimit, moshën minimale të të punësuarve, ndalimin e punës së dhunshme ose të detyruar, në realizimin e të drejtës në organizim sindikal, marrëdhënien e punës, kontrata e punës, realizimin e pagesës së barabartë për femra dhe meshkuj për punë të njëjtë, realizimin e pagave, orarin e punës, realizimin e pushimit ditor, javor, festave zyrtare, të lehonisë, rasteve familjare, të pushimit mjekësor, të pushimit pa pagesë, pushimit vjetor, evidencën e punonjësve, kushteve të punës, trajnimeve për punë të sigurt, objekteve, aparateve kundër zjarrit, rrezatimeve, konstruksioneve, gjendjeve të makinave dhe pajisjeve të punës, mjeteve personale mbrojtëse në punë etj. Inspektori i punës urdhëron ndalimin e prodhimit, ose procesit të punës aty ku ka fakte të pamohueshme dhe të verifikuara se kushtet në vendin e punës shfaqin rrezik të drejtë për drejtë për jetën shëndetin apo sigurinë e punonjësve. Për çdo inspektim të kryer bëjnë procesverbalin me të cilin e pasqyrojnë gjendjen faktike, i evidentojnë shkeljet e bëra të dispozitave të caktuara dhe i japin punëdhënësit ose punonjësit aftin e caktuar për eliminimin e të metave të konstatuara.

Bizneset e paditura nga Inspektorati
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë -LIEL shpk Bledar Abdullai
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë (Bar Kafe Adrian Lamaj Alkelina Gazidede
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë Data Solution Mimoza Kajo
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë -Person fizik Admir Shaqiri Artur Gaxhi
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë -B.B.Internacional Antonela Prend
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë - Uldedaj Liss Fiqirete Mullaj
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - PALDO shpk Agim Bendo
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës -B.A.S. shpk Majlinda Dogga
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - B.D.F. shpk Antonela Prendi
Drejtoria Rajonle e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Metal Product Nef Co Manjola Xhaxho
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Borshi shpk Miranda Ndoja
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Creperi Gezim Zekaj Fida Osmani
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - 3 Stars Manjola Bejleri
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Megi Y shpk) Kace Agolli
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Fast Food Artan Mata Mimoza Kajo
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës –AUS
Blerina Muça
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - TIRHINO shpk Rezarta Balliu(Vigani)
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës -AGA 06
Ilir Mustafaj
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Klar & Koffee Fida Osmani
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës -Tirana Urban Trans Majlinda Dogga
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tirana - Alba Red Anila Kristani
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë – Krali Elona Gjoka
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë - Tregti Artikuj Industriale Etleva Dedej Miranda Ndoja
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës Tiranë - Peinvis shpk Manjola Bejleri
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës -TOENA shpk Agim Bendo
Drejtoria Rajonale e Inspektoratit Shtetëror të Punës - Bar Kafe Anila Bardhi Farije Budo

Rikthehet serish ne dyert e Gjykates se Tiranes ceshtja e pronesise se Muzeut te Shkencave te Natyres, pothuajse gjashte muaj pasi Gjykata e Larte vendosi t’u jape te drejten mbi truallin ish-pronareve.
Universiteti i Tiranes i eshte drejtuar me nje padi civile Gjykates se kryeqytetit ne te cilen ka paditur 32 pretendentet per pronare dhe zyren e permbarimit duke kundershtuar veprimet permbarimore te egzekutimit te detyrueshem te vendimit gjyqesor per dorezimin e godines se Muzeut te Shkencave te Natyres.
Padia ka si objekt edhe pezullimin e cdo veprimi permbarimor deri ne perfundim te ketij procesi ne Gjykaten Kushtetuese. Dosja me numer 12027 i ka rene per shqyrtim gjykateses Regelta Panajoti.
Ne fakt vendimi i Gjykates se Larte, me pale ne konflikt pedagoge te Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe ish-pronaret shkaktoi pakenaqesi ne radhet e akademikeve pasi objekti i rendesise se vecante eshte i vetmi i ketij lloji ne Shqiperi me nje pasuri prej 15 mije lloje speciesh te koleksionuara qe prej vitit 1948.
Ne baze te vendimit te Gjykates se Larte ku pervecse u rikthehet e drejta e pronesise se truallit ish pronareve urdherohet qe atyre t’u paguhet nga shteti qeraja disa vjecare si dhe boshatisja e ambienteve te Muzeut te Shkencave.
Por gjate debateve ne radhet e akademikeve u paralajmerua se eshte e pamundur qe mjaft specie te zhvendosen ne ambiente te tjera dhe ne kete menyre kjo pasuri kombetare rrezikon te zhduket.

2 Tetor 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›