Ish-zv/ministri i Transporteve fitoi dje betejën me drejtësinë shqiptare
02/07/2009 Bien akuzat për zëvendësministrin e Transporteve dhe gjashtë të pandehurit e tjerë
Apeli pushon akuzat për Nikolin Jakën e 6 vartësit
Qëndroi nëntë muaj në qeli pasi u akuzua për abuzime me tenderat e rrugëve
TIRANË – Nikolin Caka fiton betejën me drejtësinë. Pushohen akuzat dhe tashmë është i lirë t’i drejtohet gjykatës për dëmshpërblim për pjesën që ka qëndruar në burg me pa të drejtë. Pushohen akuzat e ngritura për Nikolin Jakën dhe gjashtë të pandehurit e tjerë. Vendimi u mor dje nga Gjykata e Apelit një vit pas ankimit të bërë në këtë gjykatë nga të dyja palët akuza dhe vet të pandehurit. Ndërsa mësojmë se trupi gjykues i drejtuar nga Lefter Jahja, ka vendosur dje të pushoi gjykimin për të pandehurit duke i shpallur në këtë mënyrë të pafajshëm. Në vendimin e saj, gjykata shprehet se prish vendimin e shkallës së parë si të pambështetur duke u dhënë të drejtë të pandehurve. Ka qenë kundër organi i akuzës. Prokurori i cili ka ndjekur këtë çështje dhe kërkoi dënimin e të pandehurve me burg, gjobë dhe heqjen e ushtrimit të profesionit publik për disa vite, megjithëse nuk kishte dijeni për vendimin e djeshëm, reagoi duke thënë se, nga gjykatat e vendit mund të presësh gjithçka, aq më shumë në ditët e tanishme, të cilat janë të ngarkuara nga zgjedhjet e kuvendit. Ish zv/ministri i Transporteve, Nikolin Jaka, i cili qëndroi nëntë muaj në qeli pasi u akuzua për abuzime me tenderat e rrugëve fiton betejën me drejtësinë. Gjykata e Apelit i ka rrëzuar të gjitha akuzat që rëndon ndaj Jakës dhe ka pushuar çështjen penale ndaj tij. Gjykata e Apelit ka ndryshuar vendimin për ish/zëvendësministrin e Transporteve Nikolin Jaka, i cili në maj të vitit 2008 u dënua nga shkalla e parë vetëm me 1 vit e 20 ditë burg. Bashkë me Jakën kanë fituar betejën edhe të pandehurit e tjerë, të cilët që në fillim u shprehën se nuk kanë bërë asnjë abuzim me detyrën dhe aq më shumë me tenderat. Apeli dje vendosi të ndryshoi këtë vendim edhe për pjesën tjetër të të pandehurve.
Akuzat e dënimet
Nikolin Jaka u dënua në datë 18 maj 2008. Ndërsa procesi në shkallën e parë nisi në 7 prill të vitit 2008. Dymbëdhjetë ditë pas dhënies së vendimit nga gjykata e Tiranës, Jaka la qelinë e paraburgimit pasi qëndroi atje për 255 ditë. Jaka u lirua në datë 30 maj 2008, ndërsa ankimimi zgjati jo pak, por një vit nga dita e regjistrimit në sekretarinë e Apelit. Nikolin Jaka u deklarua fajtor për veprën penale “korrupsion pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike” në lidhje me skandalin në tenderat e rrugës. Gjykata e shkallës së parë vendosi të pezullojë për 3 vjet Nikolin Jakën për të ushtruar detyrën si dhe 500 mijë lekë gjobë. Gjithashtu gjykata dënoi ish -Drejtorin e përgjithshëm të Rrugëve, Ilir Berzani, u dënua me 2 vjet heqje lirie dhe me gjobë 2.6 milionë lekë. Arjanit Sheti ish-Drejtori i Drejtorisë Juridike në Drejtorinë e Rrugëve u dënua me 1 vit e katër muaj burg dhe 400 mijë lekë gjobë. Ish- Drejtor në Drejtorinë e Koordinimit në Drejtorinë e Rrugëve, Xhevahir Muçogllavën, u dënua me një vit burg, Biznesmenët Isuf Ukperaj, Skënder Bogçiu u dënuan me 1 vit e 20 ditë burg dhe 600 mijë lekë gjobë. Kurse ish-Drejtor i Prokurimeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Rrugëve Bashkim Kamberi u dënua me 14 muaj burg. Megjithëse akuza kërkoi masa më të rënda për të pandehurit, Apeli ndryshoi vetëm atë të dhënë për Nikolin Jakën dhe për Bashkim Kamberin.