E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fieri nis kutitë drejt KQZ-së

02/07/2009  Qyteti i Fierit ka përjetuar dje një ditë të tensionuar menjëherë pas vendimit të KQZ- së për të dërguar drejt Tiranës kutitë e mbetura pa numëruar. Militantë të PS-së kanë zënë hyrjen e KZAZ-së numër 18 dhe nuk kanë lejuar makinën e KQZ-së që t’i transportojë ato duke zënë rrugën. Ndërhyrja e policisë ka qenë korrekte, por kjo s’ka mjaftuar që të ndalojë militantët e PS-së që të pengojnë transportimin e kutive. Ndërkohë edhe para PD-së në Fier janë mbledhur militantë të PD-së, por deri në orët e vona s’ka pasur përplasje Kutitë që janë bërë epiqendra e vëmendjes së subjekteve politike PD dhe PS në Fier janë: 3 kutitë e KZAZ-së nr.18, që janë qendra votimi të qytetit të Fierit; 2 kutitë e komunës Portëz, të cilat janë ende në KZAZ-në me numër 19 në Patos; 3 kutitë e komunës së Libofshës, që vazhdojnë të jenë bllokuar në KZAZ-në nr. 20; kutia e fshatit Krutje në KZAZ-në nr. 23 dhe një kuti në KZAZ-në nr. 22 në Lushnjë. Përgjithësisht këto kuti janë cilësuar si të dëmtuara nga komisionerët dhe përfaqësuesit e KZAZ-së, për arsye se procesverbalet e këtyre kutive nuk janë të rregullta. Mungesa e numrave të kartave të identitetit dhe të pasaportave personale të votuesve ka qenë spuntoja e këtij bllokimi të procesit të numërimit, që nuk dihet se sa do të zgjasë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›