E Shtunë, 31 Tetor 2026

Frid do të mbetet ndihmëssekretar dhe i ngarkuar për Ballkanin

Beograd - Daniel Frid edhe më tutje mbetet ndihmëssekretar i Shtetit për marrëdhënie me vendet evropiane dhe aziatike, dhe vetvetiu si dhe deri më tash, do të jetë i ngarkuar edhe për shtetet e Ballkanit, mëson gazeta e Beogradit "Veçernje novosti", në Departamentin e Shtetit. "Presidenti Obama nuk ka marrë vendim për emërimin e Ndihmëssekretarit të ri të Shtetit për Evropë dhe Azi.

Ndërsa kjo të mos ndodhë, ambasadori Frid normalisht ushtron detyrën e tij", thotë Merien Tausent nga Departamenti amerikan i Shtetit. "Duke marrë parasysh angazhimin e gjertanishëm të Fridit rreth çështjes së Kosovës, që ka qenë tepër i theksuar në anën shqiptarëve, dhe qëndrimi i tij i fortë pro pavarësisë së Kosovës, Serbia ashiqare edhe në periudhën e ardhshme nuk duhet të shpresojë shumë në një kthesë pozitive të politikës amerikane", konstaton kjo gazeta e Beogradit. RTK

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›