‘Lojtarët në hall, duhet të zgjedhin mes Halilit e Dimrajt’
Intervista/ Nallbani sqaron situatën në klub
Portieri i bardhebluve Blendi Nallbani nuk
është aspak i këna-qur me gjendjen aktuale te Tirana. Ai shprehet se në klub situata është lëmsh i vërtetë dhe se duhet patjetër që të gjendet zgjidhja për të ecur përpara. Sipas tij, problemet vijnë nga paqartësia që mbizotëron, për sa i përket firmosjes së kontratave të reja. Kjo ka bërë që gardiani i Tiranës, të mos rinovojë kontratën, pavarësisht marrëveshjes verbale të arritur me presidentin e klubit. Sipas Nallbanit, ka rrezik që pa gjetjen e gjuhës së përbashkët mes drejtuesve në klub, një lojtar rrezikon të mos paguhet dhe të mos luajë. Ai shpreson tek zgjidhja midis të dyja palëve, që do të bëjnë të mundur edhe funksionimin normal të ekipit. Nallbani flet për fazën përgatitore në Pukë dhe zgjidhjen që duhet arritur për një funksionim normal të klubit.
Si po shkon faza përgatitore në Pukë?
Ne jemi stërvitur shumë gjatë kësaj kohe. Ekipi ka pasur ngarkesë. Kemi punuar me nga dy seanca në ditë. Ndërkohë që kemi zhvilluar edhe një miqësore me Tërbunin, të cilën e kemi fituar 1-0. Asgjë të veçantë, vetëm stërvitje, përveç faktit të mikpritjes nga ana e njerëzve këtu. Më ka bërë shumë përshtypje. Nuk e kam pritur diçka të tillë. Jam ndierë shumë mirë, edhe dua t’i falënderoj për këtë.
Ju keni arritur një marrëveshje për të vazhduar me Tiranën. A e keni firmosur kontratën?
Jo ende nuk e kam firmosur kontratën. Dua të them që këtu ka një paqartësi të madhe. Nuk e di si të veprosh. Të zë frika se me kë të firmosësh, pasi mund edhe të mos luash. është bërë lëmsh i vërtetë, por shpresoj që të gjendet zgjidhja. Shpresoj që drejtuesit e klubit të arrijnë të gjejnë marrëveshjen. Kur të kthehemi në Tiranë do ketë takim në lidhje me këtë çështje. Por problemi është që të gjendet gjuha e përbashkët. Ndryshe kjo gjë do të vazhdojë kështu dhe do ta dëmtojë Tiranën. Edhe unë nuk di si të veproj.
Po merkatoja e bërë nga ekipi si ju duket?
Nuk di çfarë të them. Këtu ka një problem të madh. Janë afruar futbollistë të rinj, të cilët nuk i njohim. Nuk e dimë se nga kanë ardhur e si kanë ardhur. Ka paqartësi në këtë pikë. Pastaj edhe situata jonë është e paqartë. Këtu ke frikë për të ardhmen. Nuk e di nëse do luash apo jo. Shikoj që këtu tek ne, ca futbollistë janë të nënës, e ca janë të njerkës.
çfarë mund të arrijë Tirana e këtij sezoni?
Po në fillim Tirana ka probleme për të zgjidhur. Mendoj që palët duhet të ulen për të gjetur gjuhën e përbashkët. Unë personalisht do të thosha që t’i lihet më shumë hapësirë presidentit Halili. Unë kam pasur në të kaluarën konflikte me të, madje kam edhe tani, por mendoj që ai duhet mbështetur, pasi janë të paktë njerëzit që sillen si ai, japin para për ekipin. Halilit i duhen lënë më shumë hapësira tek Tirana.