Kaliforni merr flake kamioni cisterne

Një kamion- çisternë i mbushur me benzinë është përplasur me një makinë dhe mori flakë në autostradën e Kalifornisë. Autoritetet vendase kanë bërë me dije se makina drejtohej nga një person i dehur. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk janë regjistruar viktima apo të plagosur, ndërsa çisterna po transportonte më shumë se 34 kilogramë karburant në momentin e përplasjes.
Drejtuesi i kamionit tentoi të ruante drejtimin, por nuk mundi duke u përplasur me ndarëset, përmbysur dhe pastaj u përfshi nga flakët. Që prej andej flakët u përhapën me shpejtësi përgjatë autostradës. Për të shuar zjarrin u angazhuan 150 zjarrfikës dhe dy helikopterë. Shumë hyrje të autostradës u mbyllën. Drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin u arrestua me akuzën e drejtimit të makinës në gjendje të dehur. Disa pjesë të autostradës u mbyllën për shkak të flakëve, ndërsa menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur helikopterë që kanë hedhur ujë për të shuar zjarrin.