Vlore policia arreston 7 persona per korrupsion

7 persona janë arrestuar nga policia e Vlorës si rezultat i finalizimit me sukses të operacionit “ Kolaps”, të cilët akuzohen për korrupsion. Ndaj zyrtarëve rëndon akuza e falsifikimit të dokumenteve, ndërkohë që janë nën hetim edhe 19 mjekë në gjendje të lirë. Të arrestuarit janë Kleansi Peçi me detyrë ish-kryetar i rajonit nr. 3 në bashkinë e Vlorës, aktualisht përgjegjës i Tatim-Taksave në Bashkinë e Vlorës, Lirjan Selmanaj me detyrë kryetari i kryqit të kuq shqiptar. Gjergji Dhiamandi sekretar i kryqit të kuq shqiptar, Limoz Alia me detyrë administrator dhe instruktor i autoshkollës “Labëria” me seli në Vlorë, Altin Demiri me detyrë instruktor i “AMK Guberaj” me seli në Vlorë , Xhevahir Basha me detyrë ish-kryetar i komisonit për pajisjen me deëshmi aftësie pranë drejtorisë së transportit rrugor në Vlorë, me të njëjtën detyrë në Gjirokastër, Luan Troka ish anetar i komisionit per pajisjen me deshmi aftesie dhe aktualisht me të njejten detyrë në Fier. Gjithashtu janë nën hetim 19 mjekë të komisionit mjekësor, që kanë lëshuar raporte mjeko-ligjore për kandidatët që do të pajiseshin me dëshmi aftësie. Janë konstatuar 22 raste të tilla të personave që kanë marrë leje drejtimi pa qenë banues në Vlorë.