E Shtunë, 31 Tetor 2026

Durres fillon pastrimi i bregdetit nga mbetjet urbane

Tonelata mbetje, kryesisht plastike, inerte por edhe kafshë të ngordhura, të cilat janë nxjerrë në breg të detit në plazhin e Durrësit si dhe në atë të Currilave nga dallgët gjatë dy ditëve të fundit, duke shkaktuar një situatë katastrofike në prag të sezonit turistik, kanë nisur të pastrohen. Mjetet e ndërmarrjes komunale janë angazhuar për heqjen e mbeturinave të shtrira në një gjatësi prej më shumë 2. 8 km në plazhin e Durrësit për të vijuar më pas në zonën e Currilave
Specialistët e mjedisit sqarojnë se kjo situatë, e cila ka ardhur si pasojë e efekteve natyrore, ka sjellë një impakt të madh në mjedis.
Në veri të Durrësit derdhet lumi Ishëm, ndërsa në jug ndodhen grykëderdhjet e lumenjve Shkumbin dhe Seman, çka hamendësohet që mbetjet e konsumit të përditshëm, inerte ndërtimi, por edhe kafshë të ngordhura të kenë mbërritur pikërisht nga këta lumenj, për shkak të rrymave të forta detare. Përballë kësaj situate autoritetet vendore i druhen ripërsëritjes së një situatë të tillë përgjatë sezonit turistik, e cila sipas tyre do të ishte shkatërruese për turizmin
Televizoni ABC Neës pak ditë më parë raportoi situatën e ndotjes ekologjike të krijuar nga plehrat ne Ishëm dhe Rrogozhinë. Në Ishëm, mbeturinat përveçse kanë mbuluar sipërfaqen e lumit rreth 74 km te gjate, por kanë mbuluar edhe vijën bregdetare të kësaj zone në një sipërfaqe prej 20 hektarësh, duke e bërë të pafrekuentuar nga pushuesit. Ndërkaq edhe ne Rrogozhinë plehrat derdhen në lumin Shkumbin, duke ndotur rëndë edhe zonën përreth, përfshirë këtu dhe plazhin e Divjakës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›