E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungesa e higjienes mbyllen 5 fast-foode ne kryeqytet

Higjiena vazhdon të mbetet jashtë standardeve në shumë prej bareve dhe fast-foodeve në kryeqytet. Pas kontrolleve të kryera në rreth 1500 subjekte dhe 500 rikontrolleve në restorante, bare dhe fast-foode, ku më parë inspektorët sanitarë kishin konstatuar shkelje dhe kishin lënë detyra, Autoriteti Shëndetësor Rajonal ka vendosur 40 gjoba administrative dhe ka nxjerrë 5 urdhra për mbyllje, pasi kushtet higjieno-sanitare ishin jashtë standardeve.
Ndërkohë që inspektorët sanitarë kanë ushtruar kontrolle edhe në 114 çerdhe dhe kopshte publike të qytetit të Tiranës, ku në një pjesë prej tyre kanë konstatuar mungesa në furnizimin me detergjentë, dezinfektues dhe mjete të pastrimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›