Kalvar vuajtjesh per t'u bere mesues
Mesuesit e dispozicionit, cdo te enjte luten per pune brenda kryeqytetit
Cdo dite te enjte, ata zene radhe para godines se Drejtorise Arsimore te Tiranes. Jane rreth 1500 mesues dispozicioni qe presin me shume ankth diten kur zilja e telefonit do t'i paraprije nje lajmi te mire per ta. "E keni fituar punen", eshte fjalia qe mesuesit e presin me shume shprese cdo moment. Dhe, sa me shume kalojne ditet, aq me shume zbehet shpresa e tyre. Drejtoresha e Drejtorise Arsimore te Tiranes, Arjana Bekteshi, e argumenton shifren e larte te mesuesve qe kerkojne pune me faktin se shumica e "kandidateve" kerkojne te gjejne pune si mesues pikerisht ne Tirane. Ndersa mesohet se ne DAR-et e tjera te vendit, te behesh mesues nuk eshte mision kaq i pamundur. Ne total, ne Drejtorine Arsimore te Tiranes jane plot 3700 dosje, te plotesuara me kujdes dhe qe presin te lene keto sirtaret dhe te transferohen diku. Ne nje shkolle cfaredo, vetem qe te jete brenda per brenda qytetit. Takimet sa vijne e behen me te ankthshme. Disa jane ne prag pensioni, te tjere mesues me eksperience e midis tyre edhe te sapodiplomuar. Te gjithe para kesaj dere jane njesoj. Vitet e gjata te punes apo edhe ato te pritjes, shumezohen me zero. Mesuesit qe presin me dite te tera i urojne fat njeri-tjetrit, ndersa brenda tyre shprehin deshiren qe te jene pikerisht ata qe do ta fitojne nje vend pune. Edhe ata qe kane vite qe presin te marrin nje emerim, por edhe ato qe sapo kane mbaruar shkollen dhe e kane shenuar rishtazi emrin ne listen e gjate te punekerkuesve, presin me ankth te degjojne te therritet emri i tyre. Sigurisht qe nuk presin qe sapo te takojne drejtuesin e ketij institucioni, te marrin garancine per nje vend pune, por se paku shpresojne qe emri i tij do t'i ngulitet ne mendje eprorit dhe do ta kete parasysh sapo te lirohet nje vend. Disa e kane kapercyer me qindra here kete prag, kane marre nje mal me fjale te mira dhe premtime pa fund, kane pare se emri iu shenuar ne nje flete te vecante, por gjithcka eshte harruar shume shpejt.