Ishte në kërkim për vrasje, arrestohet pas 7 vjetësh
Dosja
Një person që ishte në kërkim për një vrasje të kryer 7 vjet më parë, është vënë dje në pranga nga policia e kryeqytetit. Burime policore thanë për gazetën “Shqip” se Fran Margjini është arrestuar në banesën e tij në Kombinat pas një informacioni të sigurt për vendndodhjen e tij. Uniformat blu kanë shkuar atje dhe 51-vjeçarit nuk i ka mbetur gjë tjetër veç të pranonte vënien e prangave policore. Margjini ishte dënuar nga Gjykata e Durrësit me 15 vjet heqje lirie në vitin 2006, për vrasjen e kryer nga 51-vjeçari në vitin 2003, në fshatin Hamallaj. Ky person ka vrarë për motive të dobëta Zef Përkeqin, për parakalim në krah të kundërt dhe marrjen e pasagjerëve.
#