E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjykata italiane hedh poshtë kërkesën e avokatëve për rihetimin e çështjes

Procesi për Otranton

Gjykata e Leçes ka hedhur poshtë dje në një seancë gjyqësore kërkesën e avokatëve të të pandehurve italianë të çështjes për rihetimin dhe riekspertimin e ngjarjes së 13 viteve më parë, ku humbën jetën 86 shqiptarë. Avokatët e të pandehurve italianë kërkuan që në fillim të seancës riekspertizën e ngjarjes së 28 marsit 1997 në kanalin e Otrantos, por togat e zeza e kanë hedhur poshtë kërkesën e tyre.

Të pranishëm në këtë seancë kanë qenë edhe deputetë të Partisë Demokratike, përkatësisht Ardian Kollozi dhe Kreshnik çipi, si dhe deputeti i PDU-së, Dashamir Tahiri. Ata përfaqësuan palën qeveritare shqiptare, ndërsa dy avokatët e shtetit, të cilët kanë në mbrojtje kapitenin dhe të tjerë nga ekuipazhi i “Sibillës”, kërkuan rishqyrtim të të gjithë ngjarjes dhe rimarrjen në pyetje nga e para të të gjithë dëshmitarëve.

Më 28 mars 1997, anija “Kateri i Radës”, me flamur shqiptar, u nis drejt brigjeve italiane me 120 klandestinë në bord. Anija kishte hyrë në ujërat territoriale italiane, teksa është pikasur nga “Sibilla”, anija luftarake italiane. Kjo e fundit, pasi i ra disa herë përqark anijes shqiptare, e goditi duke i shkaktuar çarje të mëdha. Nga të çarat në brendësi të anijes depërtoi uji, që shkaktoi edhe përmbysjen e anijes, e cila shkaktoi plot 86 të vdekur.

Dëshmitarët që shpëtuan kanë dëshmuar se edhe pse anijes luftarake italiane iu bë e ditur se në bord kishte edhe gra dhe fëmijë, ajo e goditi anijen shqiptare pa as më të voglin problem. Vite më vonë, gjykata italiane dha vendimin për ngjarjen, duke dënuar me prej 3 vjet burg komandantin e anijes ushtarake “Sibilla”, Fabrizio Laudadio, i cili akuzohet se goditi anijen shqiptare, ndërsa me 4 të tilla Namik Xhaferrin, kapitenin e motovedetës shqiptare.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›