E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia shtyp protestën e PS-së

Shkodër

Partia Socialiste e Shkodrës dhe forumi rinor i PS-së në këtë qytet kanë zhvilluar dje në mesditë një miting proteste në shenjë solidarizimi me grevën e urisë që po zhvillohet në Tiranë. Protestuesit janë ulur në urën mbi lumin Drin, në hyrje të qytetit, duke mbajtur të bllokuar për pak minuta qarkullimin në rrugën hyrëse të qytetit. Sipas organizatorëve, kjo mënyrë e të protestuarit ka për qëllim tërheqjen e vëmendjes së kësaj qeverie, që sipas tyre po u mohon qytetarëve të drejtën për të parë votën e tyre, të drejtën për të protestuar dhe të drejtën e fjalës së lirë. Por ndërsa zhvillohej protesta, disa automjete kanë hyrë në urë duke shpërndarë turmën dhe më pas forca të shumta policie, përfshirë edhe FNSH-në, kanë ndërhyrë duke shoqëruar edhe dy persona, kryetarin e FRESH-it Shkodër, Ramir Hadëri dhe një militant të PS-së, Paulin Boka.

#

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›