E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvarja, hidrauliku 45-vjeçar letër gruas: Amanet fëmijët

Dy ngjarje në Tiranë

Një 45-vjeçar është vetëvarur në banesën e tij, në kushtet e depresionit mendor, ndërsa në një ngjarje tjetër familjarët i shpëtuan jetën një 60-vjeçareje, e cila tentoi të vetëflijohej. Vladimir çela i ka dhënë fund jetës rreth orës 13.30 në katin e katërt të një pallati në rrugën “Irfan Tomini” në kryeqytet. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë të ditur se 45-vjeçari, me profesion hidraulik, është gjetur i vetëvarur nga djali i tij. Ende nuk dihen motivet që çuan babanë e dy fëmijëve të vetëvaret, ndërkohë që nga hetimet paraprake gjendja depresive e viktimës e ka çuar atë në vetëflijim. Gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes uniformat blu kanë gjetur një letër, të cilën i ndjeri ia drejtonte bashkëshortes së tij, duke i kërkuar që ajo të mos vepronte si ai, por të kujdesej për fëmijët. “Mos bëj këtë që bëra unë dhe amanet fëmijët”, mësohet të ketë shkruar ndër të tjera 45-vjeçari, në letrën drejtuar bashkëshortes së tij. Në një tjetër ngjarje po në kryeqytet, që u takon për hetim strukturave të Komisariatit të Policisë Nr. 2, një grua 60-vjeçare nuk ka mundur ta çojë deri në fund planin e saj për vetëflijim, pasi është kapur në kohë nga familjarët, që e kanë çuar me urgjencë në spital, duke i shpëtuar edhe jetën. Aktualisht 60-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, por gjendja e saj shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën. Si shkak për veprimin e saj, policia përcakton gjendjen depresive të momentit.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›