E Diel, 1 Nëntor 2026

Pranga shqiptarit, transportonte me makinë klandestinë

Greqi

Një shqiptar është arrestuar nga policia greke, ndërsa po transportonte për në kryeqytetin e vendit fqinj katër bashkëkombësit e tij, emigrantë të paligjshëm. Ka qenë një postbllok i policisë ai që ka dashur thjesht ta ndalojë për një kontroll rutinë drejtuesin e mjetit, por ky i fundit nuk i është bindur sinjalit të policisë, por ka shtuar shpejtësinë e makinës për t’u larguar nga postblloku i policisë. Kaq ka mjaftuar që uniformat greke të vihen në ndjekje të tij dhe disa kilometra më tej ata kanë gjetur të braktisur mjetin lëvizës. Policët iu vunë pas personave, edhe pse ata kanë dashur të largohen duke shfrytëzuar pyllin në Agjia Maria të Thesprotisë. Të pestë personat janë vënë në pranga dhe katër prej tyre kanë deklaruar se ishin klandestinë, ndërsa shoferi e ka pranuar që po bënte transportin e tyre nga kufiri drejt Athinës kundrejt një shpërblimi të majmë.

#

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›