E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ishte në shërbim, vetëvritet ushtari 19-vjeçar

Tiranë- Në ushtar 19-vjeçar i ka dhënë fund jetës me armën e shërbimit. Ngjarja ka ndodhur në repartin e Gardës së Republikës që ndodhet në Mullet dhe viktimë është 19-vjeçari Gëzim Hadesi.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes në vendin ku i riu ishte duke kryer shërbimin e rojës. Shokët e tij kanë dëgjuar krismën dhe janë drejtuar me urgjencë në vendin nga vinte zhurma. Kanë mbetur të befasuar kur e kanë parë atë të përgjakur e të rënë përtokë.

Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes, pasi ka bërë ekspertizën ka sqaruar se i riu i kishte dhënë fund jetës në kushte depresioni, por pa përcaktuar shkaqe konkrete.

Plumbi nga i cili ka gjetur vdekjen 19-vjeçari, sipas policisë ka dalë nga arma e tij. Ai ishte nga fshati Pogrod i Korçës dhe kishte pak kohë që kryente shërbimin ushtarak.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›