E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ekzekutimi i Metaliajt, pranga bashkëautorit

Tropojë- Policia e Tropojës ka vënë në pranga sot një 23-vjeçar, të akuzuar si bashkëautor në ekzekutimin e 54-vjeçarit, Sadri Metaliaj, ish drejtori i KESh-it në Tropojë.

Sipas policisë, në pranga është vënë shtetasi Bekim Dauti, 24-vjeç nga fshati Markaj i rrethit të Tropojës. “Ai është arretsuar sot në afërsi të kufirimit me Kosovën, në tentativë për të kaluar ilegalisht në Kosovë”- thonë burimet e policisë.

Të njëjtat burime sqarojnë se Dauti akuzohet nga policia e Bajram Currit për bashkëpunim në vrasjen e Sadri Metalisë së bashku me dajën e tij, Astrit Breçani.

I riu, nga hetimet paraprake rezulton se ka qenë në drejtimin e automjetit tip benz, kur nga sedilja e pasme e tij është gjuajtur në drejtim të Metalisë dhe plumbat e kallashnikovit i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Policia e ka përcaktuar ngjarjen si krim me motiv gjakmarrjen. Ngjarja ndodhi të dilën e shkuar, në bulevardin kryesor të qytetit, para kinemasë.

Dy karikatorë të derdhur nga kallashnikovi e lanë të vdekur Metaliajn, ndërkohë që nga plumbat mbeti e plagosur edhe një grua, shitëse në një dyqan mishi aty pranë.

Hetimet e para treguan se Metaliaj sapo kishte dalë nga ngujimi, ku kishte qëndruar i mbyllur për tre vjet.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›