E Shtunë, 31 Tetor 2026

Skandali seksual, Ashley Cole braktiset nga bashkëshortja

Autori i Lajmit: Redaksia

Londër - Këngërtarja Cheryl Cole, bashkëshortja e futbollistit të njohur të Kombëtares angleze dhe Çelsit, Ashley Cole, ka braktisur bashkëshortin e saj pas skandalit seksual të botuar pak ditë më parë nga tabloidi i skandaleve “The Sun”. Zërat e fundit se martesës së zonjës Cole me mbrojtësin e Çelsit po i vinte fundi, nuk kanë qenë të pavërtetë. Chery është parë të largohet drejt Los Anxhelosit pa unazën e martesës në gisht. Këngëtarja 26-vjeçare në vend të saj mbante në gishtin e tretë të dorës së saj të majtë një unazë tjetër të madhe, ndërsa u ngjit në bordin e avionit në aeroportin e Heathrout në Londër për të fluturuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Skandali

Është shfajësuar si gjithmonë se nuk e ka bërë ai, por sërish mbrojtësi i Çelsit ka rënë pre e gazetave për flirte të mundshme. Futbollisti i Kombëtares angleze, Ashley Cole, “ka ngatërruar” punët” sërish dhe fotot e tij hot kanë shkuar në adresë tjetër dhe jo të gruas së tij, këngëtares Cheryl Cole. Modelja e revistave për meshkuj, me pseudonimin Sonia Vild, 28 vjeç, mori fotot me “pullë të kuqe” të mbrojtësit të Çelsit, të zhveshur krejtësisht dhe me të gjitha “atributet” mashkullore, ndërsa edhe ajo ia ktheu në të njëjtën mënyrë: Futbollisti Cole që është martuar me këngëtaren dhe protagonisten e televizioneve britanike, Cheryl Cole, pranoi se fotot e tij i kishte bërë në një ambient intim, në “Hertfordshire hotel”. Por Cole tha se nuk ishte ai që kishte dërguar fotot. Ia dhashë telefonin një mikut tim që i kishin mbaruar kreditet. Nuk më besohet që ia dhashë telefonin, pasi kisha gjëra personale. Do të qeshja shumë nëse nuk do të më dhembte akoma këmba”, - tha futbollisti që vuan nga një dëmtim. Ky skandal erdhi menjëherë pas atij të futbollistit tjetër të Çelsit dhe kombëtares angleze, John Terry. Ai ka pasur një marrëdhënie jashtëmartesore me Vanesa Perroncen, ish-të fejuarën e shokut të tij të ngushtë, Uejn Brixh, që nga Çelsi tashmë ka kaluar tek Mançester Siti. Ngjarja ka ndodhur kur Brixh luante me blutë e Londrës. Terri kërkonte që kjo marrëdhënie të mos publikohej për shkak se humbiste sponsorët, ashtu siç ndodhi me Tajgër Uds, por gjykata e Londrës vendosi të kundërtën. Ngjarja ka shokuar opinionin publik dhe Anglinë, ndërsa futbollisti rrezikon të mos grumbullohet nga Fabio Kapelo në Botërorin e Afrikës së Jugut. Por Terry është falur nga bashkëshortja, ndryshe nga Cole dhe aktualisht ndodhet në Dubai së bashku me familjen e tij. Për këtë vendim Toni i ka telefonuar Victoria Beckham për këshilla rreth së ardhmes së martesës së saj. Sipas The Sun, Toni e ka pyetur Victorian se si duhet të reagojë ndaj pretendimeve se John e kishte tradhtuar atë me modelen Vanessa Perroncel. “Duhet të bisedosh me John për të vendosur nëse mund ta shpëtoni martesën. Dhe nëse dëshiron edhe ti”, raportohet se i ka thënë Victoria.

Ky lajm është publikuar: 18/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›