Ishull i ri në Groenlandë,shkëputet copa gjigande e akullit
Që dje në botë u shtua një ishull i ri. Ishulli është prej akulli dhe u formua nga shkëputja e një cope gjigande akullnaje në Groenlandë. Sipërfaqja e saj është 260 km katrorë. Blloku është shkëputur nga akullnaja Peterman në bregun veriperëndimor të Groenlandës. “Kjo është copa më e madhe që shkëputet nga Groenlanda prej vitit 1962”, - tha për mediat profesori, Andreas Muenchou, nga Universiteti Delauare në SHBA. Plasaritjet në akullnajën Peterman, e cila ndodhet 1,000 km në jug të Polit të Veriut janë parë prej vitit të kaluar dhe pritej që ajo të çahet.