Vendoset “detyrim paraqitje”. Dorëzohet në gjyq fatura 1700 euro e mallit Kontrabanda Tiranë-Athinë, gjykata liron të arrestuarit
Gjykata e Tiranës liroi dje nga qelitë e paraburgimit dy të arrestuarit tri ditëve më parë nga operacioni policor “Fitimi pa doganë II”, të akuzuar për kontrabandë mallrash nga Greqia.
Në vendimin e saj, gjykata pranoi kërkesën e organit të akuzës për caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitje” për Ardian Bibën dhe Artan Sotën. Sipas vendimit, lënia e lirë e dy të pandehurve nuk përbënte shkak për fshehjen e tyre nga hetimi, apo cenimin e tij. Të pandehurit Biba, shoferi i autobusit të bllokuar dhe Sota, tregtar pajisjesh elektronike, u paraqitën paraditen e djeshme përpara gjyqtarit të gatshëm në Gjykatën e Tiranës, për caktimin e masës së sigurisë. Burime brenda seancës bënë të ditur se avokatët mbrojtës pretenduan pafajësi për klientët e tyre dhe kërkuan lirimin nga masa e arrestit. Nga ana e prokurorisë është administruar në dosje një faturë me vlerë afërsisht 1700 euro, që u përkiste materialeve teknike të bllokuara. Sipas burimeve, fatura e dërguar me faks në Shqipëri i përkiste firmës greke ku ishin blerë pajisjet teknike, të sekuestruara nga ana e policisë. Referuar kësaj shifre, shuma e shmangies së tarifës doganore arrin në afro 425 euro. Në përfundim, prokurori i ka kërkuar gjykatës caktimin e masës së sigurisë “detyrim paraqitjeje” për dy të pandehurit e akuzuar për “kontrabandë me mallra të tjera”. Kërkesa e akuzës është pranuar nga gjykata. Ndërkohë, burime pranë prokurorisë bënë të ditur dje se organi i akuzës është në pritje të aktekspertimit që do të përcaktojë vlerën totale të mallit të sekuestruar nga policia, të dyshuar si mall kontrabandë. Zyrtarisht Drejtoria e Policisë së Tiranës publikoi tri ditë më parë të dhënat e operacionit “Fitimi pa doganë II”. Nga operacioni ishin arrestuar dy persona si dhe ishte sekuestruar një sasi mallrash kontrabandë me vlerë afro 200 mijë euro. Sipas policisë, mallrat kontrabandë silleshin nga Greqia me anë të një autobusi të linjës Tiranë-Athinë dhe futeshin në Shqipëri përmes pikëkalimit kufitar të Kakavijës. Mallrat e sekuestruara ishin produkte ushqimore, aksesorë veshmbathje, si dhe pajisje elektronike.