Talebanët vrasin 10 mjekë të huaj:Ishin agjentë me Bibël
Talebanët në Afganistan kanë ekzekutuar dje 8 anëtarë të grupeve ndërkombëtare mjekësore, mes të cilëve gjermanë, britanikë dhe amerikanë. Zyrtarë po mundohen të identifikojnë 10 personat që u gjetën pa shenja jete të enjten në rajonin afgan të Badakshanit. Në mesin e tyre janë 8 të huaj dhe 2 banorë të Afganistanit. Sipas policisë lokale, prej të huajve 6 janë gjermanë, ndërsa në anën tjetër, ambasada amerikane ka bërë të ditur se besojnë që në mesin e viktimave ka disa qytetarë amerikanë. Një grua u identifikua si britanike. “Misioni Ndërkombëtar i Ndihmës”, një organizatë humanitare që ofron ndihmë mjekësore rreth problemeve me sy, ka bërë të ditur dyshimin se viktimat mund të jenë pjesë e personelit të saj. Agjenci lajmesh të ndryshme kanë cituar një zëdhënës të Talebanit, Zabihullah Muxhahid, të ketë thënë se luftëtarët e tyre kanë vrarë një grup ndërkombëtarësh, të cilët ai i ka quajtur “misionarë, të cilët duan të përhapin fenë katolike”.