E Diel, 1 Nëntor 2026

Milan, alarm fals për dëmtimin, Pato do shkojë në Kombëtare



Një dëmtim në kavilje i pësuar gjatë stërvitjes së dy ditëve më parë, ka qenë thjesht një alarm fals për sulmuesin e Milanit, Aleksandre Pato. Ky i fundit, mesa duket ka marrë thjesht një goditje të rëndë, por një ditë pas këtij incidenti, braziliani 20-vjeçar nuk ndjen asnjë dhimbje dhe në këtë mënyrë nuk do të mungojë në grumbullimin e Kombëtares së Brazilit, ditën e martë. Për mos ta rrezikuar lojtarin, Milani nuk e ka aktivizuar për asnjë sekondë Aleksandre Paton në miqësoren ndaj Panathinaikosit, ndaj sulmuesi mund të quhet plotësisht i rikuperuar.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›