E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maroni: “Brenda janarit miratohet ligji Antimafia”

Autori i Lajmit: RedaksiaRomë – Qeveria italiane po përgatit një plan antimafia që pritet ti japë një goditje mafies në Itali. Plani pritet të miratohet në një kohë rekord. Lajmin e bëri të ditur vetë ministri i Brendshëm italian, Roberto Maroni. “Këshilli i Ministrave ka vendosur të mbajë brenda janarit një seancë të jashtëzakonshme, - tha Maroni, - për të miratuar planin e jashtëzakonshëm antimafia, të prezantuar nga unë për ministrin e Drejtësisë, Anxhelino Alfano”. Ndërkohë, një operacion i karabinierëve ditën e djeshme vuri në pranga 27 të dyshuar si mafiozë. “Kjo është përgjigjja më e mirë që shteti mund të japë pas ngjarjeve të rënda të ndodhura në atë zonë”, - shtoi ministri i Brendshëm italian. Kjo tregon edhe një herë tjetër se shteti në Kalabri funksionon, do të jetë dhe do të luftojë Ndragetën. “Bomba ndaj prokurorit të Rexhio Kalabrias është një atentat shumë i rëndë, një atentat terrorist i stilit mafioz dhe si qëllim ka pasur të përhapë panik dhe frikë për shkak të operacioneve të fundit që kanë vënë pas hekurave eksponentë të njohur të mafies”, - vazhdoi më tej Maroni. “Kushdo që mendon se me këtë gjest do të godasë gjyqësorin, që po luan një rol shumë të rëndësishëm, do të ketë përballë qeverinë dhe të gjitha institucionet e shtetit. “Ky është një objektiv, nga i cili smund të hiqet dorë”,- vazhdoi më tej ministri dhe do të vazhdojë të vërë në qendër të tij kontrollin e shtetit në të gjithë vendin, edhe në Kalabri. Duke folur për përplasjet e fundit në Rosarno, Maroni e drejtoi përgjegjësinë kundër autoriteteve lokale. “Në shumë rajone, dhe jo vetëm në Veri, modeli i integrimit të emigrantëve funksionon dhe garanton respektin e ligjeve të punës. Në Kalabri, kjo nuk ka ndodhur dhe duken qartazi neglizhencat e autoriteteve. Kjo zonë, tha ministri, është e karakterizuar nga tensioni mes ekstrakomunitarëve dhe popullsisë rezidente që vjen si rezultat i situatës së agravuar mes autoriteteve lokale dhe rajonit të Kalabrisë. Më pas ai foli dhe për emigrantët e sulmuar. 21 prej tyre, që tashmë kanë marrë ndihmën e parë, ndërsa 8 vazhdojnë ende të kurohen, do tu jepet leja e qëndrimit për arsye humanitare. 27 personat e arrestuar dje nga karabinierët e Rexhio Kalabrias akuzohen për lidhje kriminale (tentativë vrasjeje, grabitje dhe trafik armësh dhe droge). Hetimet që çuan në lëshimin e 27 fletarresteve të prokurorisë, morën spunto nga një tentativë vrasjeje që ndodhi 8 prillin e vitit 2004 ndaj një eksponenti të mafies, Teodoro Spanos, 52-vjeçarit që u shpëtua falë ndërhyrjes së një patrulle policie që ndodhej rastësisht aty pranë. 28 shtatorin e shkuar mbeti i vrarë Antonio Pangalo, një personazh i njohur i krimit në Itali. Mes dy grupeve është zhvilluar një luftë e ashpër që prej vitit 1998, duke lënë të vrarë 50 persona.
Ky lajm është publikuar: 14/01/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›