E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isinbajeva, rikthimme medalje pasnjë viti

RUSI- Rusja Jelena Isinbajeva, rekordmenia absolute në garën e kërcimit me shkop, ka bërë një rikthim spektakolar në sport.
Ajo fitoi Mitingun Rus të Dimrit, duke kaluar pengesën 4.81 metra, që gjithsesi mbetet larg rekordit të mbajtur prej saj, prej 5 metrash e 6 centimetrash.

Isinbajeva ndërkohë dështoi në dy prova për të kaluar 4.91 metrat. Ajo është padyshim atletja më e mirë e kërcimit me shkop, por mori një pushim pasi humbi medaljen e artë në kampionatin botëror me salla të mbyllura që u zhvillua marsin e kaluar në Katar.
Pas një muaji, ajo do të kërkojë të fitojë medaljen e artë të Evropës, ndërkohë që ka deklaruar se objektivi mbetet që të marrë pjesë edhe në Olimpiadën e Londrës në vitin 2012.

Isinbajeva është dy herë fituese e medaljes së artë në Lojërat Olimpike.

(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Isinbajeva, rikthim me medalje pas një viti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›