Rejnxhërs-Sëlltikbarazojnë, Tvente humb shansin për kreun
Rivalët e përjetshëm të futbollit skocez, Glazgou Rejnxhërs dhe Sëlltik i Glazgut, kanë barazuar 2-2 në përballjen mes tyre në Kupë. Ndeshja ka qenë një thriller i vërtetë mes dy skuadrave që urrehen më shumë në botën e futbollit. Skuadra e Rejnxhërs kaloi e para në avantazh në minutën e 3-të, por Sëlltiku barazoi në të 16-tën. Në fundin e pjesës së parë, Rejnxhërs mori një penallti që Uitejkër e shndërroi në gol, ndërsa skuadra mike mbeti me 10 vetë, për shkak të kartonit të kuq të marrë nga Forster. Në pjesën e dytë, kur pritej që Rejnxhërs të shënonte edhe golin e tretë, ishte Sëlltiku që barazoi me një gol të mrekullueshëm të Braun nga jashtë zone. Pas këtij rezultati, do të duhet një ndeshje shtesë për të përcaktuar fituesin.
Holandë
Kampionia e Holandës, Tvente, barazoi 1-1 në fushën e vështirë të Utrehtit, duke humbur një mundësi të artë për të marrë kryesimin e kampionatit holandez. Megjithëse rastet më të mira i pati skuadra mike, vendasit shënuan golin e parë në minutën e 37-të. Ndërkohë, në pjesën e dytë skuadra kampione në fuqi barazoi shifrat me De Jong, ndërsa humbi edhe një seri rastesh të mira për të marrë fitoren. Në takimet e tjera, Viteshe barazoi 1-1 me Fejnordin, Herakles mposhti Rodën 1-0, ndërsa Groningeni triumfoi 7-1 ndaj Uilemit.
Greqi
Olimpiakosi forcoi pozitat e tij në krye të kampionatit grek, pas fitores 1-0 në shtëpi ndaj Ksanthit. Skuadra e Pireut e ka dominuar ndeshjen, por është mjaftuar vetëm me një gol të Fuster në fundin e pjesës së parë. Me këtë fitore, Olimpiakosi u ngjit në kuotën e 54 pikëve, 10 më shumë se Panathinaikosi. Pas një sezoni me shumë probleme, ekipi më i madh grek duket se është rikthyer ai i dikurshmi, pasi këtë sezon ka arritur në total 18 fitore dhe vetëm 3 humbje. Shifra që duken të vështira për t’u thyer nga kampionët në fuqi të Panathinaikos.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Rejnxhërs-Sëlltik barazojnë, Tvente humb shansin për kreun