E Shtunë, 31 Tetor 2026

Isla, objektiv i Interit

Drejtori teknik i Interit, Marco Branca ka bërë të ditur se klubi synon të transferojë mesfushorin e Udineses, Mauricio Isla.

Nerazzurrët thuhet se janë të gatshëm të ofrojë 15 milionë euro për Islan, i cili aktualisht është duke qëndruar jashtë fushave për shkak të një lëndimi në gju.

“Isla është një futbollist shumë i mirë i cili tashmë disa vite luan në shkallë të lartë në Serie A. Ai është një prej objektivave tanë kryesor për afatin kalimtar të verës, por për momentin nuk jemi në bisedime me Udinesen për transferimin e tij”, deklaroi Branca për La Tercera.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›