E Shtunë, 31 Tetor 2026

Anzhi, 40 milionë euro për Hulkun

Anzhi Makhachkala është në kërkim të një sulmuesi për sezonin e ri në Kampionatin rus të futbollit.

Klubi i pasur nga Dagestani spekulohet se ka kthyer vëmendjen te ylli i Portos, Hulk, dhe është i gatshëm të paguajë 40 milionë euro për transferimin e tij në skuadër, si partner i Samuel Eto’os.

Hulk në të kaluarën ka qenë objektiv i Interit, Chelseas dhe Paris Saint-Germainit kurse në kontratën e tij me Porton ka të përfshirë një dëmshpërblim prej 100 milionë eurosh.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›