E Shtunë, 31 Tetor 2026

Blushi Shoferi e kuptoi gabimin jemi ne rrugen e duhur

Deputeti socialist Ben Blushi tha dje se Partia Socialiste eshte kthyer ne rrugen e duhur. Jam i kenaqur nga ky kongres. Kam arsye te jem i kenaqur se pas 2 vjetesh konfliktuale theksoj 2 vitet e fundit kane qene kaotike kishte pak mendim. PS sot eshte me e majte se kurre nuk eshte pertej te majtes e se djathtes. PS po kthehet tek idete po kthehet majtas gjera per te cilat ne kemi luftuar. Une kam qejf te shkembej ide dhe kur ato shkembehen dhe pranohen me vjen mire. Kur autobusi futet ne rrugen e duhur e te drejte rreziku eshte me i vogel qe autobusi te devijoje drejtim tha ai per Top Channel. Per Blushin tanime PS ka ndryshuar nga politika e dy viteve te fundit por nga ana tjeter sipas tij duhet te vazhdohet te ndiqet nje model politik evropian. Sot jemi shkeputur nga nje rruge radikale dhe kemi hyre ne nje rruge qe flet per cdo familje per varferine dhe qe i shton kontributin ndaj shoqerise atyre qe kane me shume mundesi. Kjo e ben me te lehte zgjedhjen e shqiptareve ne 2013-en. Ne duhet te ndjekim nje model politik evropian. Nje nga arsyet qe ne skemi pasur nje bilanc te mire elektoral ne zgjedhjet e fundit eshte mungesa e koalicioneve. Ky program qe eshte ne embrion mundeson koalicionin me me shume shqiptare qe eshte me mire se te besh koalicion me me shume parti deklaroi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›