Islami: Berisha të mos mbajë qëndrime të dyzuara
Partia Socialiste i kërkoi dje kreut demokrat, Sali Berisha të shprehet qartë për amendimet në Kushtetutë, të cilat u miratuan me konsensus një ditë më parë në Komisionin e Ligjeve.
aristir lumezi
Dy ditë para miratimit ne seancën plenare të Kuvendit të amendamenteve të miratuara nga dy partitë e mëdha në Komisionin e Ligjeve, bashkëkryetari socialist i Komisionit për Reformën Zgjedhore, njëkohësisht sekretar për çështjet zgjedhore në Partinë Socialiste, Kastriot Islami, në një prononcim për mediat të shtunën, deklaroi se: “PS i kërkon Kryeministrit dhe kryetarit të maxhorancës aktuale, që të artikulojë qartësisht qëndrimin dhe angazhimin e PD-së dhe të maxhorancës që drejton për të miratuar në Kuvend të gjithë amendimet e miratuara me konsensus në Komisionin e Ligjeve, veçanërisht ato që lidhen me nismën e PS-së për sistemin zgjedhor”. “Kryeministri dhe kryetari i maxhorancës duhet t’i qëndrojë seriozisht angazhimit publik edhe me partnerët ndërkombëtarë për të miratuar ndryshimet kushtetuese, tashmë të miratuara me konsensus, sidomos ato që lidhen me reformimin e sistemit zgjedhor, në mënyrë që Komisioni i Reformës Zgjedhore dhe më tej Kuvendi të përmbyllin brenda këtij sesioni kuvendor miratimin e të gjithë reformës zgjedhore”, tha Islami. Sipas tij: “Nisma e negociuar në mënyrë transparente në Komisionin e Ligjeve, në fund të procesit, fatkeqësisht u çiftua me dyzimin e PD për çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës. Ky dyzim ka krijuar perceptimin dhe dyshimin, se prapa këtyre mosmarrëveshje midis grupimeve të ndryshme në PD qëndrojnë hilet e politikës së vjetër që kërkojnë të hedhin në erë këtë paketë amendimesh, dhe më konkretisht e kryesisht reformën zgjedhore”.
Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore Islami, shprehet se një propozim i ardhur totalisht nga PD nuk duhet të paraqiste amendime shtesë. “Lidhur me dyzimin e krijuar, risqaroj se nenin aktual për zgjedhjen e Presidentit nga Kuvendi e paraqiti dhe e mbrojti PD, bile duke mos pranuar e refuzuar propozimin e PSSH për të kaluar në raundin e pestë zgjedhjen e Presidentit në popull. Ishte PD që këmbënguli në variantin e miratuar në Komisionin kuvendor të Ligjeve, ndërkohë që një grup tjetër i PD doli me një propozim tjetër”, tha Islami.
Demokratët
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Partisë Demokratike përmes zëdhënësit të saj Gerti Bogdani, i cili konsideroi një trillim, deklaratën e bashkëkryetarit socialist të Komisionit për Reformën Zgjedhore, Islami. Zëdhënësi i PD-së, Gerti Bogdani, tha në një konferencë për shtyp, se: “Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Kastriot Islami, ndërmori sot një sulm të pa princip ndaj kryetarit të Partisë Demokratike dhe njëkohësisht Kryeministrit Sali Berisha, duke e akuzuar atë për një puç konstitucional, apo për një kurth që do t’i bëjë reformës së ndërmarrë zgjedhore”. Duke e cilësuar deklaratën e Islamit një trillim tërësisht të pabazë, Bogdani sqaroi se: “Kryesia e PD-së, në mbledhjen e saj më 17 prill, vendosi në unanimitet të plotë, pa asnjë votë kundër, të mbështesë paketën e propozuar nga Komisioni i Ligjeve, duke përfshirë këtu edhe zgjedhjen e presidentit, me tre të pestat e votave në tre raundet e para dhe në dy raundet e fundit me 70 plus 1”. Këtë qëndrim të kryesisë, vijoi ai, kryetari i PD-së, i cili e ka mbështetur gjerësisht, ia ka bërë të qartë gjithë opinionit publik dhe grupit të tij parlamentar menjëherë pas mbledhjes së kryesisë.
Amendamentet
Komisioni parlamentar i Ligjeve i dha fund diskutimit të amendamenteve të paraqitura nga dy partitë e mëdha PS-PD, duke i miratuar në tërësi me shumicë votash, të premten në mbrëmje. Amendamenti më i rëndësishëm i miratuar në komision, lidhej me procedurat e zgjedhjes së Presidentit, për të cilin u paraqitën dy variante. Varianti i parë ishte formula e përfshirë në draftin PD-PS, sipas të cilit votimi në Kuvend i kreut të shtetit të bëhet me pesë raunde. Në tre raundet e para votimi të jetë me 3/5, ose me 84 vota dhe në rast se nuk arrihet kjo shumicë, në dy raundet e fundit, (4 dhe 5) Kuvendi ta zgjedhë Presidentin me shumicë të thjeshtë (70+1 vota). Për këtë variant votuan pro shumica e deputetëve në komision. Ndërsa varianti tjetër, i propozuar nga një grup deputetësh të djathtë, që propozonte zgjedhjen e Presidentit nga populli, u rrëzua në komision. Megjithatë të dy variantet do t’i përcillen për shqyrtim seancës plenare të Kuvendit.