Gjata: Të pyetet populli për zgjedhjen e presidentit
Juristi i njohur Rustem Gjata, shprehet se politika duhet t’ia lërë popullit të vendosë nëse mund ta zgjedhë vetë presidentin, apo ai të vazhdojë të zgjidhet nga Kuvendi.
aristir lumezi
“Politika duhej të kishte zhvilluar një referendum popullor për mënyrën se si mund të zgjidhet presidenti i vendit. Për mua do të ishte më e moralshme, që mënyrën e zgjedhjes së presidentit ta zgjidhte vetë populli, nëse do një president nga Kuvendi apo një president që ta zgjedhë vetë ai”, shprehet Gjata. Sipas tij, zgjedhja e presidentit nga populli nuk do ta ndryshonte aspak formën e republikës, nëse ajo do të ishte presidenciale apo parlamentare. Sipas tij, në bazë të çdo kushtetute duhet të qëndrojë kriteri i balancimit të pushteteve. Kompetencat e presidentit, sipas zotit Gjata, nuk ndryshojnë automatikisht me zgjedhjen e tij nga populli nëse kjo do të miratohej. Por juristi i njohur mendon se zgjedhja e tij nga populli do të shprehte më mirë edhe një nga tiparet e presidentit, si përfaqësues i unitetit kombëtar, por do të ishte edhe më i pavarur nga forca politike që e zgjedh.
Zoti Gjata, ju jeni një nga anëtarët e grupit të hartuesve të Kushtetutës, i cili punoi bashkë me figura të njohura të juridiksionit dhe politikës për një kohë të gjatë për përgatitjen e Kushtetutës që kemi sot. Si e konsideroni propozimin që bëhet në lidhje me zgjedhjen e presidentit nga populli?
Sipas mendimit tim, asnjë kushtetutë nuk sanksionon në nenet e saj republikën presidenciale apo parlamentare. Mesa mbaj mend, ka disa shtete që shprehen në kushtetutën e tyre për republikë parlamentare, siç janë Greqia, Bullgaria dhe Shqipëria. Në bazë të çdo kushtetute qëndron si kriter kryesor ndarja dhe balancimi i pushteteve. Në këtë mënyrë, çdo institucion ka funksionet e veta. Çështja e zgjedhjes së presidentit nga populli apo nga parlamenti, sipas meje, mbetet më shumë një problem teorik sesa ka të bëjë me zgjerimin apo pakësimin e kompetencave të presidentit në varësi të mënyrës se si zgjidhet.
Sa zgjedhja e presidentit nga populli do të ndryshonte dhe formën e republikës, duke e bërë atë një republikë presidenciale?
Zgjedhja e presidentit nga populli nuk do të ndryshonte kompetencat e presidentit. Edhe presidenti bullgar zgjidhet nga populli, por ai ka kompetenca të kufizuara krahasuar nga një president në një republikë presidenciale. Kompetencat e tij pothuaj janë të njëjta me ato të presidentit shqiptar, që zgjidhet nga parlamenti me 3/5 e votave të deputetëve.
Çfarë kompetencash më shumë do të merrte një president i zgjedhur nga populli, krahasuar me presidentin e sotëm, i cili zgjidhet nga Kuvendi?
Për mendimin tim, bazuar dhe në kushtetutat e vendeve të tjera, të cilat unë i kam studiuar me shumë kujdes edhe për shkak të hartimit të një modeli sa më efiçent shqiptar, nuk do të ketë asnjë kompetencë më tepër nëse ai do të zgjidhej nga populli. Por i qëndroj idesë se ai thjesht do të kishte detyrime morale dhe lidhje më të shumta me elektoratin nga zgjidhej. Duke u zgjedhur nga populli, do të shprehej më mirë edhe një nga tiparet e presidentit, si përfaqësues i unitetit kombëtar.
Sipas jush, një president nga populli do t’i shkonte më shumë për shtat zhvillimeve të fundit politike në vend që prej korrikut të vitit të shkuar?
E thashë dhe më lart, një president nga populli do të ishte shprehësi më i mirë i unitetit kombëtar. Por unë kam një propozim, të cilin e mendoj mjaft efikas. Politika duhej të kishte zhvilluar një referendum popullor për mënyrën se si mund të zgjidhet presidenti i vendit. Për mua do të ishte më e moralshme që mënyrën e zgjedhjes së presidentit ta zgjidhte vetë populli, nëse do një president nga Kuvendi apo një president që ta zgjedhë vetë ai. Në projektin e Kushtetutës unë kam qenë kundër disa gjërave që sot kanë sjellë pështjellime politike. Kjo për mua konsiderohet një periudhë e kaluar, që s’mund t’i kthehemi më, por mendoj se do të duhet të jetë populli ai që të vendosë mënyrën e zgjedhjes së kreut të shtetit, për vetë rolin që luan presidenti. Presidenti do të ishte shumë më i paanshëm nëse zgjidhej nga populli, sepse nuk do të tentonte të bëhej palë me njërin apo tjetrin krah të politikës, por do të bëhej palë vetëm me atë që do ta zgjidhte, domethënë, me popullin, interesat e të cilit përfaqëson.
Zoti Gjata, ndryshimet kushtetuese nisën si ndryshime që do të preknin vetëm sistemin zgjedhor dhe sot kemi një paketë ndryshimesh, ku duket se reforma zgjedhore ka kaluar në plan të dytë. Si i konsideroni këto propozime?
Për mendimin tim, nisur nga mënyra se si u hartua kjo kushtetutë dhe puna që u bë për të arritur në këtë variant që e përdorim që prej 10 vjetësh, do të thosha se çdo ndryshim që bëhet duhet të bëhet me shumë kujdes.