Firmat, PD kërkon të bindë firmëtarët pro Topit
Hedhja e dy firmave në dy nisma të ndryshme alarmon PD-në, e cila ka nisur tratativat për të bindur deputetët që të heqin dorë nga mbështetja për variantin që presidenti të zgjidhet nga populli.
Dje në ambientet kryesore, edhe pse ditë pushimi, janë thirrur një pjesë e deputetëve firmëtarë si Eris Hoxha, Ferdinand Xhaferri, Luan Skuqi, Genc Sharku. Arsyeja është se firmosja në dy nisma të ndryshme e ka vënë në dyshim nismën e parë të PD-së, me 30 firma, pasi gjashtë firmat e tjera të hedhura nga po këta deputetë mund ta zhvlerësojnë nismën e parë që mbështetet nga Kryeministri Sali Berisha. Pasi nëse hiqen 6 deputetët te 30 firmëtarët e parë, i bie që të ngelin 24 firma, duke bërë që nisma për ndryshimin e Kushtetutës të mos ketë fuqi ligjore. Deputeti i PD-së, Eris Hoxha, deklaron për “Panorama”, se “po bëhen përpjekje që nisma e PD-së, e para të mos përfundojë në Gjykatën Kushtetuese”. Edhe pse nuk ndalohet nga Kushtetuta, firmat e dyta për nismën e presidentit nga populli e kanë bërë të pavlefshme nënshkrimin e parë. Sipas burimeve mësohet se, “PD-ja do të bëjë përpjekje që të bindë deputetët që të deklarohen publikisht se tërhiqen nga nënshkrimi i firmave të hedhur në nismën e dytë”. Një variant mund të jetë rakordimi i firmave në mënyrë përfundimtare, duke bërë deklarata nga vetë deputetët. Ndërsa deputeti i PD-së, Sali Shehu, shprehet se firmat e hedhura e kanë bërë nul nismën e parë dhe se, tashmë nuk ka rëndësi se ndryshimet janë miratuar. Gjashtë deputetët që kanë firmosur në dy nisma të ndryshme janë Nikollë Lesi, Eris Hoxha, Ferdinand Xhaferri, Genc Sharku, Petrit Gjoni dhe Luan Skuqi. Çështja e firmave pritet të jetë objekt i diskutimeve në grupin parlamentar të demokratëve. Të hënën demokratët do të diskutojnë ndërmjet tyre dhe për ndryshimet kushtetuese të miratuara nga Komisioni parlamentar i Ligjeve. Këto ndryshime do të hidhen për votim në seancën e së hënës në Parlament.