“Formula e presidentit, rrezikon pavarësinë e institucioneve”
Juristi i njohur, Gent Ibrahimi, e cilëson të dëmshme ndryshimin e nenit 87 të Kushtetutë, pasi dy variantet të zgjedhjes së presidentit nga populli, ose me një shumicë të thjeshtë të votave në Parlament, sjellin një president të njëanshëm.
Si i komentoni ju ndryshimet kushtetuese, paketën e re të miratuar nga PS-PD?
Nëse do t’i përgjigjesha kësaj pyetjeje kaq të madhe me një përgjigje me një fjalë, mund t’i cilësoja si të panevojshme. Çështja duhet parë pak më thellë, një këndvështrim te ky problem është fakti se sa e justifikuar është kjo ndërhyrje. Për presidentin, sipas mendimit tim, dikush mendon se ka arsye për të ndërhyrë, sepse përvoja politike e institucionale ka treguar se sistemi mund të zhytej në krizë. Unë nuk mendoj se ne kemi parë ndonjëherë krizë. Ne e kemi provuar atë dy herë në zgjedhjen e Moisiut dhe Topit. Pavarësisht se në rastin konkret të dytë është shkelur fryma e Kushtetutës, por jo germa e zbatimit, është ndjekur hap pas hapi procedura dhe në fund të fundit kemi një president legjitim, pavarësisht se procesi ishte me të vërtetë sfilitës. Në kuptim do të thosha se nuk kemi arsye për të rishikuar formulën e presidentit. Për të shkuar pak më thellë se arsyet nuk mund jenë politike, empirike, duke parë vetëm në aspektin se çfarë të sugjeron partia. Ky president ka një fizionomi të caktuar dhe tipari kryesor i kësaj fizionomie është domosdoshmëria që ai të jetë mbi palët. Presidenti nuk mund të jetë mbi palët me urdhër të peshkut, sepse kështu i thotë një i mençur, apo një plak i urtë. Ai mund të jetë mbi palët në rast se ai nuk i detyrohet kurrgjë palëve. Dhe e vetmja mënyra që ai të mos detyrohet është një mënyrë zgjedhjeje, ku të gjitha palët të bien dakord dhe këtë përpiqet të imponojë Kushtetuta. Formulat e reja të propozuara e komprometojnë qëllimin origjinal të Kushtetutës, që është nevoja për një president mbi palët. Në momentin që politika është e aftë të zgjedhë një president të njërës palë, pra jo më një president mbi palët, atëherë kjo njëanshmëri do të transmetohet në të gjitha institucionet e pavarura nga ana e një force politike.
Pra, ju jeni që kjo skemë e nenit 87 të qëndrojë?
Unë jam që kjo skemë aktuale të vazhdojë të qëndrojë, të provohet, të sprovohet nga politika. Duhet të provojë një, dy, tri herë dhe t’i japë zgjidhje politika problemit, sepse na e ka borxh atë. Meraku kryesor i shtetit shqiptar nuk duhet të jetë evitimi i krizave politike, dhe një jetë më e qetë për kryeministrin, por garantimi i institucioneve të pavarura. Por nuk mund të ketë institucione të pavarura, ku aktori kryesor emërues i institucioneve, pra presidenti, është i njërës palë politike.
Po nëse vendoset që presidenti të dalë nga populli, mund të kemi një ndryshim të sistemit, duke u kthyer nga republikë parlamentare në presidenciale?
Zgjedhja nga populli është inkurajues për presidentin, duke e bërë atë më aktiv në politikë. Natyrisht është një formë legjitimimi më inkurajues për të. Më shumë se sa mënyra e zgjedhjes është seti i kompetencave që ka. Pavarësisht se si zgjidhet nga populli, do të ketë këto kompetenca, pra natyra e republikës nuk ndryshon, është parlamentare. Por në frymën aktuale të Kushtetutës do të thosha është e keqe, sepse ne nuk duam një president politikisht aktiv, por ai duhet të jetë aktiv në mbrojtje të institucioneve, në garantimin e unitetit të kombit, në mbrojtjen e interesave të përgjithshme shoqërore. Presidenti duhet të jetë aktiv në ushtrimin e kompetencave që ushtron Kushtetuta, të cilat në thelb nuk janë politike. B.Hoti