Islami: Kodi zgjedhor, të amendohet brenda korrikut
Kodi zgjedhor duhet të amendohet brënda korrikut. Ish bashkëkryetari i komisionit të reformës zgjedhore, Kastriot Islami e sheh urgjente nevojën e ringritjes së këtij komsioni para se presidenti të dekretojë datën e zgjedhjeve në gusht.
• Votimi elektronik, konflikti mban larg dialogun
"është urgjente krijimi i komisionit ad-hoc të reformës zgjedhore, për të kryer reformën zgjedhore të nevojshme, bazuar dhe në rekomandimet e OSBE/ODIHR në mënyrë që brenda këtij sesioni të përfundojë reflektimi i të gjithë këtyre amendimeve lidhur me ndryshimet që duhet të bëhen në Kodin Zgjedhor. Në mënyrë që në shtator të gjithë institucionet që merren me administrimin e zgjedhjeve të kenë bazën ligjore", tha Kastriot Islami, deputet i PS.
Djegia e fletëve të votimit nga KQZ do të amplifikojë edhe më shumë krizën politike sipas Islamit. Për këtë arsye ai kërkon që ky institucion të mos vendosë pa konsensus unanim.
"Do të theksoja që do të ishte mirë që fletët e votimit të mos digjeshin, mos të aplikohej kodi zgjedhor, vecse në qoftë se do të kishte një vendim konsesual nga të gjithë anëtarët e KQZ. Meqenëse afrohemi dhe me zgjedhjet e ardhshme vendore nuk është mirë që cështja e transparencës së 28 qershorit të bëhet pjesë e debatit per zgjedhjet e ardhshme vendore", vijoi ai.
Deputeti socialist e sheh si një betejë të fortë politike 2011-n për këtë arsye baza ligjore duhet të mos lerë shteg për polemika të mëtejshme.
Elona Gjylmi Azhornuar së fundi ( e diel , 11 prill 2010 ) < I mëparshmi