E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Deputetët lanë postet lokale para 28 qershorit

Të gjithë depuetetët e maxhorancës kanë dhënë dorëheqjet para se të fitonin mandatin në 28 qershor. Bedri Hoxha, ish kryebashkiaku i Klosit, tashmë deputet nën siglën e PD-së, konfirmon këtë fakt dhe i quan tërësisht politike akuzat në adresë të tij dhe 4 kolegëve të së njejtës parti.

"Kam dhënë dorëheqje më 28 maj, pra një muaj para fillimit të fushatës elektorale dhe kam respektuar të gjithë procedurat ligjore për dhënien e dorëheqjes. Ia kam paraqitur sekretarit bashkiak të bashkisë Klos dhe sekretari ka njoftuar qoftë këshillin e bashkisë, qoftë dhe prefektin e qarkut Dibër. Komisioni i verifikimit të mandateve ka verifikuar mandatet tona në shtator të vitit që kaloi dhe ka rezultuar që këto mandate janë të vlefshme, konform ligjeve në fuqi", thotë Bedri Hoxha, deputet i PD.

Hoxha së bashku me Ndue Palucën ish kryekomunarin e Fushë-Arrëzit, Lefter Maliqin, ish kryetar komune në Otllak, Besnik Dushajn në Fierzë dhe Gerti Bogadanin në njësinë nr. 10 në Tiranë, pretendohet se nuk kanë dhënë dorëheqjen nga postet e mëparshme duke shkelur ligjin.

Por ish kryetari i komisionit të përkohshëm të mandateve dhe rregullores, Jemin Gjana, i kontaktuar në telefon nga Alsat deklaron se asnjë nga depuetet nuk ushtronte detyrë tjetër në funksion tjeter në momentin kur u zgjodh deputet. Komisioni verifikoi në shtator një për një të gjithë mandatet e 140 të zgjedhurve dhe i quajti ato të gjitha konform ligjit.

Elona Gjylmi < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›