E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përleshje në Bankok, humbin jetën 19 persona

Të paktën 19 persona kanë mbetur të vdekur dhe 800 të tjerë janë plagosur gjatë përplasjeve të dhunshme mes forcave të rendit dhe manifestuesve anti qeveri në Bangkok. Opozita e këmishave të kuqe, e cila kërkon dorëheqjen e kryeminsitrit i ka kërkuar në të njëjtën kohë mbretit Bhumibol, i cili konsiderohet si një shenjt nga populli i tij të ndërhyjë në mënyrë që t’i japë fund krizës në vend.

Në kryeqytet sipas asaj që ka deklaruar një nga liderët e këmishave të kuqe ka shpërthyer lufta. Dhe ndërsa dhuna mendohet të jetë zbehur protesta anti qevri i mbështetësve të Thaksin vazhdon më intensive se më parë, nëpërmjet një turme të ndarë në dy pjesë. Në sheshin kryesor të kryeqytetit manifestuesit kanë ekspozuar 5 ushtarë të marrë peng. Përplasja më e dhunshme që ka shënuar dhe numrin më të madh të viktimave ka ndodhur në Monumentin e Demokracisë në pjesën historike të kryeqytetit.

Pak para mesnate kryeministri i vendit dha nëj deklaratë në televizionin shtetëror ku premtoi se do të ngrinte një komision hetimi për zbardhjen e vrasjeve, si dhe përjashtoi cdo mundësi për dhënien e dorëheqjes. “Unë dhe qeveria do të vazhdojmë bashkëpunimin për zgjidhjen e situatës,” ka deklaruar kryeministri, i cili shtoi se kishte urdhëruar forcat e armatosura ndërprerjen e operacioneve, duke i kërkuar manifestuesve të ndërprisnin protestat.

Dorina Gusmari < I mëparshmi

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›