E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sheshi, bashkia nuk tërhiqet. Rama: Jo më polemika për projektin

Kryetari i bashkise se Tiranes Edi Rama shperfill paralajmerimet per bllokimin e punimeve ne sheshin "Skenderbej" dhe nis fazen e dyte qe parashikon zgjerim te punes. Ai tha se polemikat vetem e demtojne projektin. "Ky është një projekt madhështor, ambicioz, i ndërlikuar. Duhet një energji pozitive, cdo energji negative dhe destruktive nuk është në të mirën e kësaj pune që unë e konsideroj një punë të përbashkët. është ndërtimi i një vepre që nuk ka asnjë arsye të bëhet pjesë e një polemike të ditës që fillon me ditën dhe mbaron me ditën", tha Edi Rama, kryetar i bashkisë së Tiranës.

• Sheshi, Dervishi: Pa leje nga KRRTRSH-ja

Edi Rama i kerkoi qytetareve te kene durim ne rast se trafiku rendohet. Per te lehtesuar qarkullimin e makinave do te punohet ne segmente te caktuara dhe jo menjehere ne te gjithe zonen shpjegoi ai.

"Kërkoj mirëkuptimin e të gjithë qytetarëve për të mudnësuar një baskhëpunim me cdo njërin prej tyre, përmes një këmbënguljeje dhe durimi që është i domosdoshëm në këtë fazë", vijoi Rama. Rama tha se tashme eshte koordinuar me policine rrugore pikerisht per te ndikuar sadopak ne lehtesimin e trafikut ne qender te kryeqytetit.

Dorian Kodra
Azhornuar së fundi ( e diel , 11 prill 2010 ) < I mëparshmi

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›