Islami: Nuk kemi informacion nga Nishani
23/04/2009 Komisioni ka ditë që nuk po zhvillon mbledhjet.
Bllokimi i ad hoc, palët fajësojnë njëra-tjetrën
Partia Socialiste do të bojkotojë seancën e sotme parlamentare
Komisioni i posaçëm parlamentar për zgjedhjet ka pësuar ngërçin e parë vetëm një muaj pas ngritjes dhe funksionimit të tij dhe pas tri mbledhjeve. Një ditë pas kërkesës së Presidentit të Republikës për zgjidhjen e debateve mbi procesin e pajisjes së qytetarëve me karta identiteti pikërisht nga ky komision, përfaqësuesit e dy partive të mëdha politike fajësojnë njëra-tjetrën.
Akuzat
Përfaqësuesit e mazhorancës në komisionin parlamentar për zgjedhjet fajësojnë për bllokimin e punës së komisionit kundërshtarët e tyre politikë, deputetët e Partisë Socialiste. Sipas tyre, deputetët e PS-së janë thirrur për të zhvilluar mbledhjen e komisionit, por kjo kërkesë ka marrë refuzimin si përgjigje. Madje, ata e vlerësojnë mungesë të qartë vullneti nga ana e deputetëve të opozitës, të cilët qëllimisht po bllokojnë këtë proces. Ky pretendim është pranuar edhe nga nënkryetari i Partisë Socialiste Kastriot Islami, i cili ka vlerësuar se komisioni nuk ka pasur material për të diskutuar. Ai bëri përgjegjëse për këtë Ministrinë e Brendshme, e cila ka detyrimin që sipas kërkesës së komisionit të depozitojë një herë në javë informacion mbi ecurinë e procesit dhe statistikat lidhur me numrin e aplikuesve, veçanërisht të atyre pa pasaportë, numrin e atyre që janë pajisur me karta dhe sa prej tyre janë pa pasaportë. “Ne nuk kemi marrë nga Ministria e Brendshme një informacion të plotë dhe brenda formatit, ashtu siç ne e kemi kërkuar. Ky informacion, nëse në javët e shkuara ka ardhur jashtë afatit të kërkuar dhe jashtë formatit, për këtë javë nuk ka ardhur ende. Nuk e kuptoj se pse duhet të mblidhet komisioni, kur nuk ka një informacion. Komisioni nuk është krijuar dhe ngritur për të bërë debate të kota”, - tha Islami gjatë një prononcimi për “Metropol”. Komisioni ad hoc për monitorimin e procesit të administrimit të procesit zgjedhor, u ngrit me vendim të Kuvendi rreth një muaj më parë me kërkesë të partive parlamentare të opozitës.
Bojkoti
Shqetësimi i Partisë Socialiste mbi pajisjen e qytetarëve me karta identiteti është shoqëruar edhe me vendimmarrjen politike për të bojkotua punimet e Kuvendit. Ajo bojkotoi një javë më parë seancën parlamentare dhe pritet ta bojkotojë sërish sot. Gjithashtu bojkoti i deputetëve socialistë është shtrirë edhe në komisione kuvendore, ku gjatë kësaj jave u vu re mungesa e tyre në të gjitha mbledhjet e planifikuara. Në kushtin e saj për të ndryshuar qëndrim PS-ja ka vendosur nxjerrjen e një vendimi nga qeveria, i cili të parashikojë dhënien falas të letërnjoftimeve. PS-ja akuzon qeverinë se vënia prej saj e taksës së votës lë jashtë procesit të votimit shumë qytetarë.
PS-ja bojkot seancës
Ligjvënësit socialistë do të vijojnë të braktisin Kuvendin deri në një qëndrim përfundimtar të qeverisë “Berisha” sa i takon kërkesës së ardhur nga Partia Socialiste mbi procesin e pajisjes së shtetasve shqiptarë me karta identiteti. Burime pranë kësaj partie bënë me dije se grupi kuvendor socialist ka marrë një vendim politik sa i takon kësaj çështjeje, duke sjellë në këtë mënyrë mosprezencën e deputetëve të PS-së dhe gjatë seancës së sotme parlamentare. Po sipas këtyre burimeve pritet që një përfaqësi prej katër ligjvënës socialistë të futën në sallën e Kuvendit vetëm për të bërë dhe një herë me dije qëndrimin e palëkundur të Partisë Socialiste dhe jo për të marrë pjesë në diskutimet apo në miratimet e atyre çështjeve që përmban kalendari i punimeve për këtë seancë.
Apeli i Presidentit
Numri një i shtetit shqiptar para dy ditëve kërkoi aktivizimin e Komisionit të Posaçëm ad hoc për zgjedhjet, duke vlerësuar se është pikërisht ky komision që do të ndihmojë në dhënien e zgjidhjes së problemit mes partive për kartat, si dhe zhvillimin e zgjedhjeve në 28 qershor. “Është ngritur dhe Komisioni i Posaçëm, kështu që mendoj se ky komision duhet patjetër të aktivizohet, që t’i japë një zgjidhje decizive këtij procesi. Ne duhet të shkojmë patjetër sipas asaj që kemi përcaktuar, sipas asaj që ka Kushtetuta, sipas asaj që ka ligji, sipas asaj që ka dhe dekreti: që data 28 qershor të jetë datë kur ne duhet të zhvillojmë zgjedhje”, - tha ai.