Komisioni i Ligjeve “po” gjykimit administrativ
23/04/2009 Miratohet projektligji
Gjykatat administrative do të nisin funksionimin e tyre në janar të vitit të ardhshëm, ndërkohë qeveria do të bëjë të gjitha përgatitjet paraprake për shartimin e funksionimit të kësaj strukture të re. Komisioni parlamentar i Ligjeve përfundoi dje diskutimin e projektligjit “Për gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative dhe drejtësinë administrative” dhe miratoi të 46 nenet e tij, duke marrë parasysh edhe propozimet e Partisë Socialiste. Sipas këtij projekti gjykatat administrative të shkallës së parë do të organizohen së paku në numër dhe për territor të barabartë me atë të gjykatave të apelit. Ato do të zhvillojnë seancat e gjykimit edhe në rast se palët do të mungojnë, por kanë detyrimin që ti njoftojë patjetër ato. Lidhur me përbërjen e trupit gjykues komisioni pranoi variantin e propozuar nga Ministria e Drejtësisë, sipas të cilit gjykata administrative e shkallës së parë gjykon si rregull me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë. Në rastet kur çështja nuk ka karakter kompleks, vetëm me vendim unanim të tre gjyqtarëve çështja gjykohet nga gjyqtari kryesues. Përjashtim nga ky rregull përbëjnë paditë në fushën e marrëdhënieve të punës, të cilat gjykohen gjithmonë me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar. Gjykata e Apelit Administrativ gjykon me trup gjykues të përbërë nga pesë gjyqtarë për paditë ndaj aktit nënligjor normativ; dhe nga tre gjyqtarë për çështjet e tjera.