E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bursa studimi për studentët më të mirë

23/04/2009  Vendim për stimulimin e studentëve shqiptarë

Qeveria vendos kushte për ata përfitojnë

Qeveria shqiptare ka vendosur të akordojnë bursa të posaçme për studentët që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë, ciklin e dytë dhe ciklin e tretë të studimeve, në njërin prej 10 universiteteve më të mira të botës. Në vendimin e marrë në mbledhjen e djeshme të Këshillit të Ministrave janë bërë disa ndryshime në vendimin “Për fundin e ekselencës, për mbështetjen financiare të studentëve e shkencëtarëve të rinj, të shkëlqyer”. Sipas tekstit të vendimit të miratuar dje nga trupa ministrore, thuhet: “Studentët që ndjekin jashtë shtetit ciklin e parë, ciklin e dytë dhe ciklin e tretë të studimeve në njërin prej 10 universiteteve më të mira të botës kur janë pranuar në njërin nga 10 universitetet më të mira të botës për të ndjekur njërën nga tri ciklet e studimit, pranojnë të punojnë së paku 5 vjet në Shqipëri pas përfundimit të ciklit përkatës të studimeve, për të cilin përfitojnë bursën dhe nuk janë, njëkohësisht përfitues të ndonjë burse tjetër nga shteti shqiptar dhe nuk kanë të ardhura personale mbi 100 mijë lekë në muaj.” Vendimi i miratuar është pjesë e strategjisë së qeverisë shqiptare për investimet tek të rinjtë shqiptarë, por edhe thithjen e trurit. Vetë kreu i qeverisë ka iniciuar programin “Brain Gain” (“Thithja e trurit”). Përmes këtij programi synohet të identifikohet dhe nxitet kthimi i të talentuarve në diasporën shqiptare pranë institucioneve publike, institucioneve të arsimit të lartë dhe shkencës dhe sektorit privat. Gjatë një aktiviteti pak kohë më parë në funksion të këtij programi, kreu i qeverisë ka theksuar se projekti i rikthimit të trurit do të thotë i rikthimit në Shqipëri i studiuesve, intelektualëve që janë doktoruar, kanë marrë “master” apo janë shkolluar në shkolla të mira të Perëndimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›