Ish-të përndjekurit kërcënojnë PD-në me votë kundër në qershor
23/04/2009 Dëmshpërblimi, shoqata akuzon Alibeajn, kërkon përfshirjen në listat e PD-së
Shoqata Kombëtare e ish-të Përndjekurve Politikë ka akuzuar dje në mënyrë të drejtpërdrejtë ministrin e Drejtësisë Enkelejd Alibeaj për pengim të procesit të dëmshpërblimit të kategorive të personave që ata përfaqësojnë. Sipas kësaj shoqate, deri tani vetëm 300 persona kanë përfituar nga dëmshpërblimi financiar, duke rrëzuar në këtë mënyrë shifrat e prezantuara nga ministri i Financave Ridvan Bode, i cili ka realisht detyrimin për të realizuar procesin e dëmshpërblimit. Ndërkohë ish-të përndjekurit, të cilët pretendojnë të marrin dëmshpërblim, nuk priten në zyrat e dikasterit të drejtësisë. “Unë i kërkoj Kryeministrit të Shqipërisë, zotit Sali Berisha, që të vërë dorë në këto institucione dhe veçanërisht te ministri i Drejtësisë, që është merimanga e zezë, që po thith gjakun e të dënuarve politikë duke na hequr dënimin politik”, - deklaroi kryetar i Shoqatës Kombëtare e të Përndjekurve Politikë Adem Allçi. Po ashtu ata përsëritën kërkesën e tyre për përfshirjen e kandidatëve të tyre në listat e PD-së, në të kundërt ata kërcënojnë se do të votojnë kundër kësaj mazhorance ditën e votimit. “I bëjmë me dije Kryeministrit se duhet të fillojë menjëherë aktmarrëveshjen me ne për të fituar votat e të përndjekurve politikë dhe kulakëve në zgjedhjet e ardhshme bashkë me Partinë Demokratike dhe forca të tjera të djathta”, - deklaroi sekretari i përgjithshëm i kësaj shoqate Besim Ndregjoni. Riformulimi i ligjit të lustracionit pikërisht para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ishte një tjetër kërkesë e ish-të përndjekurve politikë gjatë periudhës së komunizmit drejtuar qeverisë shqiptare. Ky ligj tashmë nuk varet më nga qeveria, por përgjigjja e komisionit të Venecies dhe Gjykata Kushtetuese shqiptare.