Ekzekutivi shton punonjësit part-time
23/04/2009 Administrata publike
Qeveria ka vendosur të shtojë numrin e punonjësve në administratën publike. Përmes një vendimi të miratuar në mbledhjen e ditës së djeshme, punësohen për një periudhë të përkohshme një numër i caktuar personash. Sipas vendimit, numri i punonjësve me kontratë të përkohshme për vitin 2009, për ministritë dhe institucionet qendrore do të arrijë në 2568 punonjës. Vendimi i mbështetur nga ministrat sjell ndryshime në vendimin e datës 2 shkurt të po këtij viti , “Për përcaktimin e numrit të punonjësve me kontrata të përkohshme për vitin 2009 në disa ministri dhe institucione qendrore”. Në këtë vendim thuhet se ngarkohet Ministria e Financave të miratojë detajimin e numrit të punonjësve, me profesione dhe afate kohore, brenda kritereve të vendimit të dhjetorit të vitit 2008 “Për vendosjen e standardeve të shërbimeve dhe të veprimtarive sezonale/përkohshme për ministritë dhe institucionet buxhetore”. Gjatë mbledhjes së djeshme të qeverisë është miratuar vendimi sipas të cilit në hierarkinë e Ministrisë së Drejtësisë emërtesa “Inspektor në Drejtorinë e Inspektimit Gjyqësor” të zëvendësohet me “Inspektor për Inspektimin Gjyqësor; Inspektor për Inspektimin e Prokurorisë dhe Inspektor për Inspektimin Administrativ”. Ndërkohë efektet financiare për vitin 2009 që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi, të përballohen nga buxheti i vitit 2009 miratuar për Ministrinë e Drejtësisë.