E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Topi uron Papën Benedikti XVI

23/04/2009  Mesazhi

Presidenti i Republikës Bamir Topi i ka dërguar një mesazh Shenjtërisë së Tij Papa Benediktit XVI me rastin e përvjetorit të misionit papnor. “Në emër të popullit shqiptar dhe në emrin tim personal kam kënaqësinë e veçantë t’ju drejtoj urimet më të përzemërta për përmbushjen e rolit Tuaj të pazëvendësueshëm në dobi të thellimit të paqes dhe mirëkuptimit, jo vetëm në gjirin e bashkësisë katolike, por edhe të gjithë popujve të botës. Vendi im ruan nderimin më të madh për misionin dhe përpjekjet Tuaja në drejtim të përballimit të sfidave për një të ardhme më të sigurt të njerëzimit, në paqe dhe harmoni”, - thuhet në këtë mesazh, sipas njoftimit të zyrës së shtypit pranë Presidentit.

“Me bindjen e thellë se shpreh ndjenjat e të gjithë shqiptarëve, - vijon kreu i shteti në mesazhin e tij, - dëshiroj t’ju siguroj për zotimin tim personal në drejtim të forcimit të marrëdhënieve me Selinë e Shenjtë për t’i shërbyer bashkërisht nxitjes së paqes, dialogut mes kulturave e qytetërimeve dhe inkurajimit të mëtejshëm të dinjitetit njerëzor.”

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›