Islami: “PD-ja po tenton të manipulojë numërimin e votave”
PS denoncon dëmtimin që po i behet procesit zgjedhor në Shkodër.
Luan Kondi
Tiranë – Shkodra duket se do të mbetet sërish molla e sherrit mes dy forcave kryesore politike, Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste, pasi përveç bllokimit të numërimit të votave në KZAZ-në e Bushatit, selia rozë, nëpërmjet sekretarit të Çështjeve Zgjedhore, hedh dyshime për procesin e administrimit të zgjedhjeve. Pretendohet për mos regjistrimin e numrave të kartave të identitetit apo te pasaportave me të cilat u votua nga zgjedhësit.
Deklarata
Partia Socialiste konsideron se procesi i numërimit të votave në Shkodër është dëmtuar rëndë për shkak të parregullsive në QNV-të e këtij qarku. Madje, selia rozë e konsideron të dëmtuar rëndë këtë proces, e shkak, sipas saj, janë parregullsitë e shumta.
Dje rreth orës 19:30, Partia Socialiste ka denoncuar dëmtimin që po i behet procesit zgjedhor nga tentativat e PD-së për të manipuluar numërimin. Në një deklaratë për shtyp, sekretari për Çështjet Zgjedhore në PS, Kastriot Islami, e ka krahasuar sjelljen e PD me ato të vitit 1996. “Vazhdon numërimi në Shkodër, por dukuritë që vihen re në këtë qytet po dëmtojnë rëndë procesin e zgjedhjeve, dhe janë të ngjashme me ato të vitit 1996”, - deklaroi Islami. Sipas tij, komisionerët e PD-së po manipulojnë numërimin, duke e nxjerrë partinë më të madhe të opozitës me asnjë votë. “Ka kuti që dalin 300 me 0, apo me 1 votë për PS. Ka shumë votues që nuk kanë shënuar firmën dhe numrin e dokumentit të identifikimit. Këto shpjegojnë qartë përse ka qenë mjaft e lartë pjesëmarrja në Shkodër”, - nënvizoi Islami. Më tej, deputeti socialist i ka bërë thirrje PD-së, që të zbatojë ligjin dhe ka shtuar se partia e tij do ta ndjekë ligjërisht këtë çështje. “I bej thirrje PD-së që të zbatojë ligjet për të pasur një proces normal. Ne do ta kontestojmë në rrugë ligjore këtë proces, por mesa duket do të jetë e vështirë që kjo që po ndodh në Shkodër të mos e dëmtojë procesin”, -shtoi Islami. Në përfundim ai i bëri thirrje komisionerëve të ruajnë qetësinë e të zbatojnë ligjin, për të përmbyllur normalisht procesin e numërimit të fletëve të votimit.
Bushati “problematik”
Nuk është hera e parë, pasi Bushati është bërë i njohur edhe zgjedhjet e kaluara parlamentare për kontestime dhe përplasje mes forcave politike. Që prej orës 08:00 e deri në 20:45 procesi i numërimit të votave në KZAZ-në Bushat mbeti e bllokuar për shkak të dorëheqjes publike të kryetarit të KZAZ-së, i cili i përkiste PS-së. Dorëheqja e kryetarit u njoftua nga mediat se ishte për arsye shëndetësore. Engjëll Shuku është dorëhequr nga detyra duke mos pranuar të dorëzojë materialet deri sa të emërohej kryetari i ri i këtij komisioni. Deri në këtë moment në Bushat kishin mbetur ende të panumëruara 40 kuti votimi. Ishte kjo arsyeja që e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mblidhej rreth mesditës për të marrë një vendim për shkarkimin e komisionerëve në këtë KZAZ-së, por më pas me shumicë votash u vendos për t’i lënë më tepër kohë komisionerëve të KZAZ-së së Bushatit, në Qarkun e Shkodrës, të zhbllokojnë me konsensus procesin e numërimit të votave. Në KZAZ-në e Bushatit, komisionerët e Partisë Socialiste kanë ngritur pretendimin se njëra nga kutitë e votimit kishte vulën e thyer. Pas situatës së krijuar nuk ka munguar edhe reagimi i PD-së. Partia Demokratike i bëri thirrje kreut socialist, Edi Rama të zhbllokonte numërimin e votave në Bushat. Zëdhënësja e fushatës së PD-së, Majlinda Bregu tha se “komisionerët socialistë në qendrën e numërimit të votave në Bushat ndërpresin punën sa herë u bie telefoni nga kryetari i partisë. Është një akt në kundërshtim me klimën e qetë deri në këtë moment në të gjithë Shqipërinë. Rama të mos pengojë përfundimin e procesit të numërimit, të lerë të konfirmohet fituesi”. Situata e detyroi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve të mblidhej me urgjencë ku dhe u propozua dërgimi i njërit prej anëtarëve të KQZ-së për të dhënë udhëzime për fillimin e procesit të numërimit i cili kishte mbetur i bllokuar për orë të tëra.
1 Korrik 2009