Elbasani, mandati i tetë kthehet në “thembrën e Akilit” për PS-në dhe PD-në
Beteja kokë më kokë mes Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike. Në gjuhë votash koalicioni i majtë kryesonte me një diferencë prej 6150 votash
Laureta Rryçi
Qarku i Elbasanit është kthyer në një nga pikat më të nxehta të këtyre zgjedhjeve parlamentare. Deri në orët e vona të mbrëmjes ka vijuar pikëpyetja nëse Partia Socialiste ishte drejt fitores duke garantuar edhe mandatin e tetë. Ky qark është cilësuar si një nga qarqet që e kanë pasur më të ngadaltë procesin e numërimit të votave. Dje, Partia socialiste ka denoncuar disa herë se kandidati kryesues i PD-së, ministri i Jashtëm, Lulzim Basha, po ushtronte presion duke shkaktuar bllokimin e herëpashershëm të procesit të numërimit në disa KZAZ. Sakaq, në Librazhd është vërtetuar fakti se Partia Socialiste kryeson në numrin e votave të marra duke vazhduar kështu të jetë bastioni i së majtës. Koalicioni “Bashkimi për ndryshim” deri në orët e vona të mbrëmjes rezultonte se kishte marrë 62 500 vota, duke përfshirë Librazhdin. Ndërsa koalicioni “Aleanca për ndryshim” rezultoi se kishte marrë rreth 53 350 vota, pa u përfshirë numri i votave që i përket qendrës së bashkisë së Elbasanit. Kështu, edhe pse në mandate beteja është e barabartë në gjuhën e votave, e majta ka kryesuar deri në orët e vona në këtë qark duke krijuar një distancë të vogël me 6 150 vota mes saj dhe së djathtës. Ndërsa në KZAZ-në Nr. 12 në Elbasan ka vazhduar numërimi i 23 kutive. Në orën 21:00 ishin në proces numërimi pesë kuti votimi, në të cilat rezultonte se Partia Socialiste kryesonte me 1 300 vota. Ndërsa PD-ja kishte 600 vota. Po rreth orës 21:00 nga Librazhdi vjen një lajm i mirë. Komisionerët e Partisë Demokratike janë tërhequr nga kërkesa e tyre për rinumërimin e të gjitha kutive të votimit në këtë zonë. Mësohet se drejtuesit e këtyre komisioneve rreth kësaj ore kanë firmosur procesverbalet e fundit duke lënë kështu të njëjtë diferencën prej 1 950 votash mes PS-së dhe PD–së. Në kryesim mbetej Partia Socialiste. Ndërkohë, të dhënat e fundit po në qarkun e Elbasanit tregonin për një marrje votash në 5.04 për qind nga forca e tretë, ajo e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Deri në orët e vona ka vijuar beteja e barazimit mes dy forcave kryesore.
Beteja
Një betejë “kokë më kokë” ka qenë ajo e votave mes PS-së dhe PD-së në qarkun e Elbasanit. Socialistët, ndërsa numëroheshin votat, kishin herë përparësi të vogël dhe herë barazim me demokratët, duke i lënë mandatet e 14 deputetëve ende pezull. Nga 550 qendrat e votimit që ka qarku i Elbasanit, deri në orën ?????????????????????23:00 u numëruan afërsisht 516 kuti, duke e lënë të hapur rezultatin deri në ditën e sotme. Vota të pavlefshme dhe ritëm i ulët ka karakterizuar procesin e numërimit në të gjithë qarkun e Elbasanit, që e ka shtyrë më tej momentin final të shpalljes së rezultatit përfundimtar. Nga shifrat paraprake, Partia Socialiste kryeson me një diferencë prej qindra votash. Kryesim i cili gjatë natës së të hënës llogaritej në rreth 5 për qind. Është vënë re se Partia Demokratike ka dalë në avantazh me një numër minimal votash edhe në ato zona që konsideroheshin bastione të saj. Kështu, në komunën e Bradasheshit, në këto zgjedhje Partia Demokratike ka fituar me një numër minimal votash, që nuk i kalon 30, kundrejt Partisë Socialiste. Ndërsa pak metra më larg ndodhet KZAZ-ja Nr. 12, e cila ka numëruar kutitë e bashkisë së Elbasanit. Këto qytete kanë qenë dhe vazhdojnë të mbeten, të paktën sipas shifrave, bastione të Partisë Socialiste, pavarësisht faktit se në zgjedhjet e 2007-s në Gramsh, bashkinë e qytetit e fitoi Partia Demokratike.
Incidentet
Edhe në qarkun e Elbasanit nuk kanë munguar problemet gjatë procesit të votimit. Ky proces në qarkun e Elbasanit është ndërprerë disa herë nga disa KZAZ, ndërkohë që numri total i qendrave të votimit është 550. Numërimi ka filluar në orët 02:00 të mëngjesit të djeshëm, më pas u ndërpre rreth orës 06:00 duke u dhënë mundësinë komisionerëve të pushojnë për dy orë dhe më pas procesi të niste përsëri aty rreth orës 09:00, ndërkohë në KZAZ-në e Bradasheshit, e vendosur në shkollën “Dhaskal Tod’hri”, ka vazhduar numërimin duke u ndërprerë më pas për disa orë pushimi, duke rifilluar aty nga ora 12:00. Në qendrat e numërimit kanë qenë edhe kandidatë për deputetë të të gjitha forcave politike që kanë monitoruar procesin. Askush nuk ka dashur të japë një deklaratë mbi vazhdimësinë. Mes komisionerëve të KZAZ-së për bashkinë Elbasan ka pasur edhe debate mbi fletët e votimit të vlefshme apo jo, gjë që e ka zgjedhur në fund me votë shumice. Procesi i ngadaltë u shoqëruara edhe nga probleme të tjera, sidomos në KZAZ-në Nr. 12 dhe në KZAZ-në e Librazhdit, por acarime dhe konflikte janë regjistruar edhe në KZAZ-në Nr.14.
Problemet me kutitë
Në kutinë e Qendrës së Votimit 2321, në procesverbalin e mbajtur, nuk ishin shënuar për një pjesë numrat e kartave të identitetit. Megjithëse e gjithë lista e emrave mbante të dyja firmat, të kryetarit dhe nënkryetarit të komisionit, aty nuk ishte shënuar kodi shifror. Kjo ka bërë që kutia të bllokohet deri në marrjen e një vendimi. Kjo, sipas kryetarit të KZAZ-së 12, ka ardhur si pasojë e mostrajnimit të rregullt të komisionerëve, të cilët jo se e kanë bërë qëllimisht, por kjo hedh shumë dyshime dhe quhet proces i parregullt. Lidhur me këtë rast, komisioneri i djathtë ka kërkuar pushim për ta konsultuar këtë rast. Pretendim të cilin komisionerët e djathtë e tërhoqën vetëm rreth orës 21:00 të mbrëmjes. Kjo qendër është në lagjen “5 Maji” dhe ka gjithsej 332 votues. Ajo çfarë është vënë re gjithashtu ka qenë edhe mostrajnimi i anëtarëve të numërimit, të cilët kanë vonuar procesin duke krijuar mjaft probleme. Problemi më i madh i konstatuar në KZAZ-në 12 dhe atë 14 kanë qenë votat e pavlefshme, një tjetër pikë që duhet të marrë vëmendje nga KQZ-ja për shkak se qytetarët kanë bërë shumë gabime në shënimin e votës së tyre. Fletë të tilla janë të shumta dhe janë përcaktuar të pavlefshme nga komisioni i KZAZ-së. Ajo që është vënë re në këto KZAZ kanë qenë konfliktet mes komisionerëve dhe vëzhgues-komisionerëve. Disa herë acarimet kanë qenë të mëdha, por fatmirësisht sherret janë shuar dhe është vendosur qetësia pa kërkuar ndërhyrjen e policisë. Kryesisht debati është bërë për votat e pavlefshme, të cilat vlerësoheshin në dy standarde, duke kaluar kryesisht votat e djathta të vlefshme, edhe pse duhet të konsideroheshin të pavlefshme. Procesi i ngadaltë u shoqërua edhe nga probleme të tjera, sidomos në KZAZ-në Nr.12 dhe në KZAZ-në e Librazhdit, por gjithashtu acarime dhe konflikte janë regjistruar edhe në KZAZ-në Nr.14.
Lista paraprake e kandidatëve fitues
PD Lulzim Basha
PD Ardian Turku
PD Adriana Gjoni
PD Rrahim Ota
PD Dashnor Sula
PD Luçiano Boçi
PD Sybi Hida
PS Valentina Leskaj
PS Ilir Bejtja
PS Shegushe Ligori
PS Taulant Balla
PS Damian Gjiknuri
PS Agim Leka
PS Skënder Hasa
Disa nga incidentet e ndodhura ditën e votimit në qarkun e Elbasanit
11:13 Elbasan
Kreu i KZAZ-së së Zonës 12 të Elbasanit, Kushtrim Aliaj, ka kapur një komisioner me kamera, duke ia konfiskuar atë. Ndërkohë, Partia Demokratike e këtij rrethi ka depozituar një kërkesë në KZAZ-në lokale për të denoncuar mjetet e palejuara të mbajtura nga persona të ndryshëm në qendrat e votimit.
13:00 Peqin
Në Pajovë të Peqinit është bllokuar procesi pasi përfaqësuesi i Partisë Demokratike në këtë qendër, bashkë me fletën e votimit, i pajiste zgjedhësit edhe me një copë letër ku shkruhej numri rendor i PD-së. Pasi kanë parë këto akte anëtarët socialistë kanë debatuar ashpër. Komisionerja socialiste është larguar bashkë me vulën, për t’u rikthyer disa orë më vonë.
13:42 Elbasan
Bllokohet procesi në 6 qendra votimi, shkak stilolapsat. Mësohet se KZZ-të kanë pezulluar procesin e votimit duke pritur vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në lidhje me çështjen e përdorimit të stilolapsave nga ana e komisionerëve të PS-së.
1 Korrik 2009