Tirana, PS-PD, betejë deri në kutinë e fundit
Deri në orët e vona të mbrëmjes e majta dhe e djathta kanë fituar numër të barabartë mandatesh.
Rezultatet paraprake të publikuara dje si nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ashtu dhe nga kompania “ECA”, ka dhuruar emocione të forta si për mbështetësit e Partisë Demokratike, ashtu dhe për mbështetësit e PS-së, por edhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Teksa në orët e para të mëngjesit ishte “betonuar” rezultati që nxirrte me 16 mandate PS-në, 15 mandate PD-në dhe 1 mandat Partinë Republikane, ndryshimi më i bujshëm i ditës ka qenë fitimi i mandatit të kryetarit të LSI-së, Ilir Meta. Koalicioni “Aleanca socialiste për integrim”, i drejtuar nga LSI-ja, ka arritur të kapërcejë pragun elektoral prej 5% duke fituar një mandat. Ndërkaq, përsa i përket rezultatit të përgjithshëm paraprak deri dje në orët e vona të mbrëmjes është vënë re një balancë midis partive të majta dhe partive të djathta, ndonëse partitë e majta kanë marrë më shumë vota. Gjithsesi, rezultati i djeshëm ka qenë ky: Partia Socialiste 15 mandate, Partia Demokratike 15 mandate, LSI-ja 1 mandat dhe Partia Republikane 1 mandat. Por ajo çka është konstatuar gjatë ditës është fakti se midis Partisë Socialiste dhe Partisë Demokratike beteja ka vazhduar orë pas ore, kuti pas kutie, votë pas vote. Gjatë gjithë ditës së djeshme rivaliteti midis PD-së dhe PS-së ka qenë një maratonë e vërtetë: në orë të caktuara të ditës Partia Socialiste ka kryesuar me vota, ndërkohë që në orë të tjera situata është përmbysur, duke kryesuar Partia Demokratike.
Mandatet
Në qarkun e Tiranës, Partia Socialiste ka fituar më shumë vota se Partia Demokratike, por koalicioni i drejtuar prej PS-së ka fituar më pak vota se koalicioni i drejtuar nga PD-ja. Këto kanë qenë rezultatet paraprake deri dje në orët e vona të mbrëmjes, megjithatë, gara ka vazhduar ashpër. Gjithsesi, Partia Socialiste ka fituar 15 mandate, PD-ja 15 mandate, Partia Republikane 1 deputet dhe LSI-ja 1 deputet. Sipas rezultateve paraprake jozyrtare të publikuara nga KQZ-ja, deri në orët e vona të mbrëmjes koalicioni “Aleanca e ndryshimit” kishte marrë 46.53% të votave, koalicioni “Bashkimi për ndryshim” 45.88% të votave, koalicioni “Aleanca socialiste për integrim” 5.38% dhe koalicioni “Poli i lirisë” 1.79% të votave. Përsa u përket përqindjeve PS-ja ka marrë 42.91% të votave, PD-ja 42.15%, LSI-ja 4.75% të votave, ndërsa partitë e tjera të vogla 10.19% të votave.
LSI-ja
Deri në orët e para të mëngjesit të djeshëm pozitat e LSI-së në qarkun e Tiranës kanë qenë mjaft të vështira. Koalicioni “Aleanca socialiste për integrim” nuk kishte arritur që të kapte pragun elektoral prej 5%, duke vënë seriozisht në dyshim prezencën e kryetarit të saj Ilir Meta në Parlamentin e ardhshëm. Por situata është përmbysur gjatë paradites. Rezultati i LSI-së jo vetëm që ka kaluar pragun prej 5% si koalicion, por ka pësuar një rritje progresive, duke qenë shumë pranë pozitave për fitimin e mandatit të dytë në qarkun e Tiranës. Gjatë gjithë ditës, koalicioni i LSI-së nuk ka rënë nga rezultati 5.3%, ndërkohë që dje në orën 22:00 të mbrëmjes ky koalicion kishte arritur të fitonte 5.45% të votave në qarkun e Tiranës.
1 Korrik 2009