E Shtunë, 31 Tetor 2026

Islami: Rama u kthye ne qendrimet e LMN Qamil Xhani

Nisja e bashkepunimit mes Partise Socialiste dhe Partise Demokratike, cilesohet nga deputeti Kastriot Islami si nje zhvillim pozitiv per skenen politike shqiptare. Por, ndersa pershendet bashkepunimin, Islami kujton se qendrimet e sotme te PS-se jane te njejta me ato, per te cilat ka ngritur zerin Levizja per Mendimin Ndryshe ne Partine Socialiste. "Pas marreveshjes PD-PS, kerkohet te pervetesohet "pronesia" dhe "merita" e propozimeve te LMN-se, duke i paraqitur ato thjesht si sukses i kursit te ri. Kjo nuk ka rendesi, rendesi ka qe u arrit marreveshja, se LMN nuk "luftoi" per merita, por qe te hidhen hapa progresi drejt integrimit ne BE-se. Te shkuara dhe te harruara, edhe gabimet e renda, bojkoti, kerkesa e genjeshtert per zgjedhje te parakohshme, paaftesia per te shmangur dhunen dhe vrasjet ne 21 janar, e tjere e tjere", tha dje deputetit Islami ne nje prononcim per "Koha Jone". Ai theksoi se pas, marreveshjes mes dy forcave politike, po synohet shperndarja e LMN-se dhe po goditen disa figura te saj. Sipas tij, kjo eshte ne vazhden e procesit te zgjedhjes se kryesise se re dhe te sekretariatit. "Pas marreveshjes PD-PS, ka fatkeqesisht nje intensifikim te veprimit te radhes, ne prag edhe te konkurrimit per ne Kryesine e re dhe sekretariat: Kerkohet qe LMN te shperndahet duke bere diversion ndaj anetareve te saj, disa perpiqen t'i afrojne, disa t'i godasin dhe disa t'i genjejne. Afron disa dhe perjashton shumicen e tyre. Kjo eshte naive. Te gjithe e kane kuptuar", shprehet Islami. Deputeti i PS-se dhe Sekretari per Ceshtjet Zgjedhore, shprehet ne reagimin e tij se pa bashkim real te se majtes, nuk mund te kete fitore. "Bashkimi i se majtes eshte gje tjeter dhe eshte larg dhe hilet afro disa e larg disa te tjere, jane metoda makiaveliste. Me hile brenda familjes nuk ka bashkim dhe pa bashkim nuk ka fitore", thote Islami. Me tej Islami, rendit te gjitha ceshtjet kryesore per te cilat Levizja per Mendimin Ndryshe, ka kerkuar gjate dy vjeteve, reflektim nga ana e PS-se. "Pas dy vjetesh perpjekje te LMN-se per vendosjen e normalitetit ne Kuvend, ne funksion te integrimit ne BE, u arrit marreveshja PS-PD. Ky eshte sukses dhe duhet pershendetur. Sic e ka kerkuar prej dy vjetesh LMN, PS pranoi te behet pjese e reformes zgjedhore me te njejtin format dhe axhende, si cdo here tjeter ne keto 20 vjet. Ky eshte sukses dhe duhet pershendetur", tha Islami. Ai ka theksuar se edhe vendimi per ndryshimin e rregullores eshte nje zhvillim pozitiv, i cili duhet te kete mbeshtetjen e te gjitha forcave.

INTEGRIMI

"PS hoqi dore nga 10 pikat"

Ne kohen kur kreu i PS-se prezantoi 10 pikat e paktit te integrimit, deputeti Islami kritikoi kete propozim, duke theksuar se rekomandimet e BE-se jane pikat e integrimit per te dy forcat. Dje ai ka vleresuar si pozitiv, faktin qe Rama ka nisur marreveshje duke hequr dore nga pakti. "Sipas perpjekjeve te LMN-se, PS pranoi te shqyrtoje dhe miratoje ligjet me 3/5-at nga komisioni i ligjeve, hequr dore edhe nga propozimi i saj i diteve te fundit. PS me marreveshjen e re po futet ne normalitet. Po, ashtu e pershendes edhe per faktin se PS hoqi dore nga propozimi me 10 pika dhe u be, ashtu sic ja kishte propozuar LMN, pjese e axhendes se BE-se. Falenderime trojkes", shprehet Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›